FITORJA

Arbër Ismajli takon familjen e Selami Osmanit, ndër familjet më të mira gjilanase

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kënaqësi dhe ndjenjë e jashtëzakonshme ta vizitosh familjen e Selami Osmani “Bezi”. Kjo familje është një ndër familjet më të mira gjilanase. Ajo çka e karakterizon këtë familje, është mirëpritja e ngrohtë, nderi dhe respekti, që janë frymëzim burimi nga i ndjeri, Sela ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i Arbër Ismajlit

Bezi, përveç që ishte njëri ndër epokat e kohës gjilanase, por, edhe përtej, ai ishte një njeri i ndershëm, punëtorë e sakrifikues. Veprimtaria e tij humane dhe njerëzore ishte vlerë sublime e tij.

Sportdashësit dhe miqtë e tij, zgjoheshin dhe jetonin me veprën dhe heroizmin e tij. Përveç tjerash, ai ishte një punëtorë i pashoq, ku, në mendjen e tij, kishte dituri, punë, angazhim, arritje e mbi të gjitha dashuri për njerëzit dhe rrethin.

ARKATANA

Selami Osmani Bezi, ishte një ndër revolucionarët më të mëdhenj të “bardhë e kaltërve”, duke bërë revolucion në këtë ekip me lojtarë profesionistë ndërkombëtarë. Kjo skuadër, arriti të bëhej rreshtazi kampion nën drejtimin e tij.

Emri i tij, vazhdon të bënë jehonë nëpër çdo lojë të “bardhë e kaltërve”. Selami Osmani Bezi, do të mbetet frymëzim intelektual, kombëtarë e patriotik, për çdo figurë të ndritshme në vendin tonë.

Kjo perandoria e tij familjare, do të vazhdojë të bëjë jehonë të ndritshme në qytetin tonë. Kjo perandori pasardhësish, vazhdon të bëjnë rreze e dritë mbi këtë vend të bekuar.
Bezi, do të mbetet në mbamendjen tonë, si frymëzim, i cili na mësoi se si arriti ta ç`njërros egoizmin mbi njerëzit.

Selamin, do ta kujtojmë përherë me krenarin më të madhe, si njeri i shpresave dhe idealeve intelektuale e kombëtare. Faleminderit, familja Osmani!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.