United Hospital

Arbër Ismajli takohet me legjendën e sportit kombëtar Jakup Berisha

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Për mua ishte kënaqësi dhe nder i veçantë, ta takoja Jakup Berishën, gjilanasin i cili i mbrojti ngjyrat e Kombëtares së ish Jugosllavisë. Ai rrjedh prej një familje intelektualësh e patriotësh, ku, familja e tij, ishte synim përndjekjeje nga UDBA, me ç`rast, në vitin 1944, Jakupit, ia pushkatuan gjyshin, Ymer Berishën, dhe, axhën, Esat Berisha ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Kishin kaluar 10 vite pas luftës së dytë botërore, kur, Jakup Berisha, arrin në majet e futbollit të ish Jugosllavisë. Jakup Berisha karrierën e filloi si 15 vjeçar në C.Zvezda në Gjilan, e më pas, si 17 vjeçar, arriti t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së ish Jugosllavisë.
Berisha, pavarësisht frikës, përndjekjeve e përvuajtjeve të familjes së tij, vendosi të shkonte në Beograd për përçuar potencialin dhe zërin e shqiptarëve, sepse ishte i vetmi nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe nga Sllovenia.

Kur shkoi në Beograd për të luajtur për Kombëtaren e ish Jugosllavisë, askush nga futbollistët nuk e mirëpritën mirë, për arsye të prejardhjes së tij si i vetmi shqiptarë. Aty kishte emra shumë të mëdhenj të asaj kohe, siç ishin Shekullarac, Shoshkiq, Galiq,
Stipiq, Popoviq, Mugosha, Mlladenoviq. Ai që e përkrahu masivisht, ishte Kroati, Kovaqeviq.

KKVITI

Jakup Berisha, takimin e parë që e kishte me selektorin e Jugosllavisë, Misha Paviq, i kishte thënë se, t’i do të jesh ardhmëria e futbollit të Jugosllavisë, jeni talenti më i madh që kam dëgjuar ndonjëherë.

Përgjatë karrierës së tij, mbrojti ngjyrat edhe në Liria të Prizrenit, në Trepçën e Mitrovicës. Njeriu që aq shumë e donte futbollin, sistemi Jugosllav nuk e la të përparonte mjaftueshëm, për shkak të bindjeve politike ndaj çështjes shqiptare.

Ai ushtroi funksionin e trajnerit për dy vite në C. Zvezda të Gjilanit, përgjatë viteve 1973 – 1975, dhe, më pas vazhdoi në Dritë përgjatë viteve 1982 – 1984. Përgjatë viteve 1993 -1996 ishte përgjegjës i grupit të Ferizajit. Në Federatën e Futbollit të Kosovës nga viti 1991 – 2000, ishte anëtar i kryesisë.

Jakup Berisha, do të jetë përherë në mbamendjen e shqiptarëve, si nismëtari i parë, i cili arriti t’i thejë barrierat e Kombëtares së ish Jugosllavisë, dhe, të ngritë emrin e shqiptarëve si talentët më të mëdhenjë të kohës së tij.
Faleminderit, legjendë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.