Arbër Ismajli takohet me familjen e Xhelal Bajramit, sportist i dalluar vendor
Gjilan – Ishte nder i veçantë të isha në familjen e Xhelal Bajramit, sportistit të dalluar vendor. Në këtë familje takova vëllezërit, Shkëlzen dhe Enver Bajrami, ku evokuam kujtimet më të mira për strategun e fushës së gjelbërt ka shkruar Arbër Ismajli.
Postimi i plotë i Arbër Ismajlit
Familja Bajrami është familje intelektuale, e cila në vete posedon njerëz arsimdashës të cilët i kanë dhënë drejtim dhe kahje të duhur kësaj fushe. Shkëlzeni, aktualisht është zëvendësdrejtor shkolle, ndërsa, Enveri është mësimdhënës, nga të cilët arsimi shënon vlerë, sakrificë dhe përkushtim.
Shkëlzeni ka qenë edhe pjesë e organizimeve politike në kuadër të Forumit Rinor, dhe, pjesë e organizimeve ushtarake të MB së Kosovës, që nga viti 1992.
Xhelal Bajrami, ishte kryetar i lidhjes rajonale të futbollit gjilanas, ishte sportist i madh, dhe, njeri largpamës, nga i cili fusha e gjelbërt jehonte. Ai dha kontribut të madh në zhvillimin dhe avancimin e futbollit tek të rinjët. Poashtu, ai ishte një jetë të tërë në shërbim të shkollës shqipe, duke qenë emër dhe vlerë e jashtëzakonshme në ngritjen e kapaciteteve intelektuale.
Emri i Xhelal Bajramit, do të jetë përherë në mbamendjen e qytetarëve të Gjilanit, si njeri i veçantë i cili i dha epitet sportit dhe arsimit në vend./rajonipress/


