Mobi Casa

Arbër Ismajli përkrah aksionin për të pastruar hapësirat publike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në këtë aksion janë bashkangjitur këshilli i lagjës së 8-të, dhe, OJQ “Fuqia e Bashkimit Rinor”, të cilët treguan gatishmëri dhe vullnetin e tyre të madh për t’i pastruar hapësirat publike të kësaj lagje, si dhe, mbjelljen e drunjëve ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Të dashur qytetarë,
Është kënaqësi të jesh pjesë e këtij aktiviteti të njëpasnjëshëm të rritjes së vetëdijes qytetare ndaj ambientit. Jemi në ambientet e lagjes së 8-të. Kjo lagje shquhet për vetë-organizime të mëdha, e cila iu shërben përmirësimit të nevojave të komunitetit në përgjithësi.

Në këtë aksion janë bashkangjitur këshilli i lagjës së 8-të, dhe, OJQ “Fuqia e Bashkimit Rinor”, të cilët treguan gatishmëri dhe vullnetin e tyre të madh për t’i pastruar hapësirat publike të kësaj lagje, si dhe, mbjelljen e drunjëve.

GRANDEMALL

Shembulli tipik i kësaj lagje, dhe, i këtyre të rinjëve të OJQ “Fuqia e Bashkimit Rinor”, është moment krenarie dhe përkushtimi për ndërtimin e një ambienti, i cili në themel bartë shëndet të plotë, dhe, jep imazh piktoresk për ata të cilët duan ta kenë.

Ndërtimi i një ambienti gjelbërues, pa mbeturina, dhe me një imazh pozitiv për shoqërinë tonë, është themel i ndërtimit të vlerave të një shoqërie të pastër demokratike. Dalë nga dalë, do të jem në stadin kur shoqëria jonë, përfundimisht, do t’i gëzon shumë vlera të një ambienti të pastër e cilësor.

Faleminderit këshilli i lagjës së 8-të, dhe, Organizata Joqeveritare “Fuqia e Bashkimit Rinor”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.