Fundamenti

Arbër Ismajli: Pa gazetar nuk ka demokraci të mirëfilltë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, me rastin e ditës së gazetarëve ka uruar të gjithë gazetarët për punën e tyre.

Në rrjetin e tij social në facebook, Arber Ismajli, ndër të tjera ka thënë: Të dashur qytetarë, Shtypi i lirë, diversifikues dhe i përgjegjshëm është shtylla kryesore e pushtetit të katërt në një demokraci të mirëfilltë.

Nuk thonë rastësisht, se heshtja vret demokracinë, prandaj kur hesht plotësisht, të gjitha mjetet e një përpjekje të përgjithshme janë hequr. Shtypi si organi më i fuqishëm ndërmjet qeverisë dhe publikut, ka një përgjegjësi të madhe për të raportuar të vërtetën dhe për të formuar mendimet e çdo njërit prej nesh.

Uji Dea

Prandaj, atë duhet ta ruajmë, ta kultivojmë e t’i japim hapësirë veprimi e bashkëpunimi, në mënyrë që mos ta rrënojmë këtë vlerë të larmishme e shumë të rëndësishme për zhvillimin e Republikës sonë.

#bashkeiadalim