RCCOLA

Arbër Ismajli nuk e harron humanizmin e madh që ka treguar Ismet Abdyli

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nënkryetari i komunës Arbër Ismajli ka takuar të premten Ismet Abdylin njeriun që në shpirt e mbanë vulën e humanizmit dhe krenarisë. Ismeti apo Mësuesi, siç e njohim të gjithë, fali pjesë nga trupi i tij, sakrificë kjo për t’ia mundësuar tjetrit jetën, andaj jo unë si mik i tij po çdo njeri nga ne duhet të ndihet krenar me veprën bujare të këtij humanisti apo puro fisnikut të kësaj Shoqërie mbarë shqiptare ka thënë Arbër Ismajli.

Arbër Ismajli duke njohur nga afër anën humane, njerëzore dhe të sinqertë të Ismet Abdylit, të premten e ka takuar në zyrën e tij duke shprehur fjalët më të mira për të.

Fundamenti

“Ndoshta unikat me humanizmin e tij, shembull për gjenerata të tëra se si shpirti i madh i një njeriu që në vete bartë sakrificën më sublime në misionin fisnik për tu bërë bashkë me të vuajturin. Ismeti apo Mësuesi, siç e njohim të gjithë, fali pjesë nga trupi i tij, sakrificë kjo për t’ia mundësuar tjetrit jetën, andaj jo unë si mik i tij po çdo njeri nga ne duhet të ndihet krenar me veprën bujare të këtij humanisti apo puro fisnikut të kësaj Shoqërie mbarë shqiptare” ka thënë Arbër Ismajli./rajonipress/