Arbër Ismajli: Naser Sylejmani do të jetë përgjithmonë në zemrat tona
Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së legjendës së FC Dritës, Naser Sylejmani.
Përmes faqes zyrtare të tij në ‘facebook’, Ismajli, ka shkruar:
Të dashur qytetarë,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Naser Sylejmanit, njeriut i cili kishte një shpirt të madh skuadre, ku në personalitetin e tij jehonte kultura, vlera dhe dashuria e jashtëzakonshme ndaj klubit FC “Drita”.
Naseri, për 39 vite kontribut në këtë klub, nuk u shkëput asnjëherë ndaj përkushtimit të kësaj skuadre, pavarësisht sfidave e situatave. Naserin, do ta kujtojmë përherë në kujtesën tonë si njeri me përplot sharmë, për fisnikërinë dhe shpirtin human të tij. Ai do të jetë përgjithmonë në zemrat tona.
Ngushëllime familjes, rrethit dhe gjithë skuadrës FC “Drita”!


