Hidromorava

Arbër Ismajli mund ta dinamizojë me punë konkrete qeverisjen komunale

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Arbër Ismajli njihet si njeri komunikativ, i ngrohtë, i afërt me të gjitha shtresat qytetare dhe realisht llogaritet si njeriu kryesor që mund ta dinamizojë jetën politike, institucionale dhe realizim më të shpejt të projekteve madhore për Gjilanin. Edhe Bekim Bajrami, Nevzat Rushiti dhe Deniza Limani mund të sjellin frymë pozitive dhe përkushtuese për qytetin e Gjilanit.

Qeverisja e re, por telashet e vjetra. Lutfi Haziri pas një zvarritje marramendëse, të premtën bëri publik ekipin e tij të punës që pret të punojë me ta në këtë mandat qeverisës.

Nga emrat e të emëruarve megjithatë bije në sy pozita e nënkryetarit të komunës, që në këtë rast i është besuar Arbër Ismajlit.

Arbër Ismajli njihet si njeri dinamik, i aftë, i ngrohtë dhe i sinqertë me të gjithë ata që e duan punën ekipore dhe në interes të institucioneve.

Arbër Ismajli realisht do të jetë figura kyçe në këtë mandat, pasiqë Luta pothuajse shumicën e kohës e kalon në Prishtinë, duke u marrë me problemet e LDK-së dhe duke vrapuar pas hapësirave të Televizioneve qendrore.

Pra, Arbër Ismajli ka detyra shtesë që duhet ti kryej në këtë mandat qeverisës. I njohur si “Tornado i LDK-së”, Arbër Ismajli pritet ta luaj një rol unifikues në këtë bashkëqeverisje. Sigurisht që Arbër Ismajli do ta dinamizojë jetën politike, institucionale dhe realizimin sa më të shpejt të projekteve madhore për Gjilanin.

UBT

Nga emrat e tjerë vlen të përmendet edhe Bekim Bajrami, një ekspert i dalluar në fushën e tij që vije nga bizneset dhe jo rastësisht i është besuar njëri nga sektorët më problematik në komunë.

Gjithashtu angazhimi i Nevzad Rushitit në krye të inspeksionit mund ta kthejë besimin e humbur dhe të degraduar deri tani për këtë sektor, derisa Deniza Limani e ka pasuruar edhe më shumë përbërjen e re.

Kurse kuadrot e AAK-së Nazim Gagica dhe Selami Xhemajli që janë me një përvojë të mirë, mund t`i japin shtytje pozitive qeverisjes me duar të pastra.

Nuk është e qartë pse Luta e angazhoj sërish Naser Korçën i cili tashmë ka aktakuzë të ngritur dhe është njëra nga drejtoritë që më së keqi është menaxhuar që nga pas lufta. Shërbimet publike janë në nivelin më të keq të mundshëm, me një ambient të degraduar totalisht, me hapësira publike të shkatërruara, po ashtu.

Kabinetit qeverisës i mbetet në muajt vijues të tregoj vetën edhe pse 60% e kohës së mirë tashmë është humbur./rajonipress/