Mobi Casa

Arbër Ismajli merr përkrahje masive nga partitë politike, qytetarët dhe shoqëria civile

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Ibish Ibishi nënkryetar në AAK tha se ndonëse ende nuk është marrë qëndrim zyrtar nga partia unë mendoj se në balotazh duhet ta përkrahim Arbër Ismajlin. Ndërkohë sipas burimeve tona PDK i ka dhënë mbështetje të fuqishme madje pa asnjë kusht Arbër Ismajlit.

Gjilanasit nuk e kanë të vështirë të përcaktohen për kandidatin për balotazh. Mjafton të shihet qyteti se në çfarë deregje është degraduar për të kuptuar, se kush duhet të votohet, e kush të ndëshkohet.

Arbër Ismajli tashmë ka filluar të marrë mbështetje masive nga qytetar, shoqëria civile e parti politike.

Humbja e Kurtit 3 ka inkurajuar edhe më shumë qytetarët sepse u pa që për Kurtin jetike ishte pushteti dhe jo shteti i mirëfilltë.

Eco Higjiena

Sipas burimeve tona dega e PDK-së, në Gjilan i ka dhënë mbështetje të fuqishme Arbër Ismajlit madje pa asnjë kusht. Për PDK e rëndësishme është që të shkoj në shtëpi kjo qeverisje e zymtë dhe me shumë vrima të zeza për gjilanasit.

Ndërkaq nga tabori i AAK-së thanë se edhe pse ende nuk kanë qëndrim si parti, Ibish Ibishi nënkryetar tha se “besoj ashtu siç mendoj unë, ashtu duhet të jetë edhe qëndrimi i partisë, që në balotazh të përkrahim Arbër Ismajlin. Gjithashtu kam kërkesë edhe për të gjithë qytetarët e komunës që masovikisht të përkrahet Arbër Ismajli” tha Ibishi.

“Është qëndrim personal, sa i përket qëndrimit partiak nuk është se kemi mbajtur takim për të diskutuar dhe me marr vendim për qëndrim konkret kënd me e mbështetë, sido që të jetë mendoj se Arbër Ismajli është më meritor dhe më profesional për të menaxhuar me komunën” tha Ibishi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.