UBT

Arbër Ismajli me ekipin e tij shkojnë në Stançiq, i dalin në ndihmë familjes Dauti

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Pas informatës nga një banorë i këtij fshati, se një familje ka nevojë për përkujdesje të shtuar, menjëherë, jemi mobilizuar, dhe, kemi vizituar familjen në fjalë. U interesuam për gjendjen e tyre shëndetësore, si dhe, u dolëm në ndihmë me shërbimet e nevojshme të tyre ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Të dashur qytetarë,
Bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, Selami Xhemaili, Drejtorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fejzullah Berisha, si dhe, Dr. Vasuf Rexhepi dhe Infermiere, Leonora Kçiku, vizituam familjen Dauti në fshatin Stançiq.

Pas informatës nga një banorë i këtij fshati, se një familje ka nevojë për përkujdesje të shtuar, menjëherë, jemi mobilizuar, dhe, kemi vizituar familjen në fjalë. U interesuam për gjendjen e tyre shëndetësore, si dhe, u dolëm në ndihmë me shërbimet e nevojshme të tyre.

UBT

Fshati Stançiq është shembulli i mirë i respektimit me përpikëri rregullave dhe instruksioneve të ekipeve të mantelbardhëve dhe Institutit Kombëtare të Shëndetësisë Publike. Banorët e kësaj ane e vlerësojnë shumë angazhimin e instancave komunale, për trajtimin e këtij fshati në këtë situatë pandemike.

Ne, e falënderojmë banorin e kësaj ane, për raportimin ndaj kësaj familje, si dhe, krijimin e mundësisë më të afërt për trajtim sa më të mirë ndaj familjeve në nevojë.

Do të jemi përkrah tyre, duke plotësuar nevojat dhe kërkesat e tyre, për trajtim dinjitoz në shërbime mjekësore, dhe, shërbime tjera të nevojshme për ta.

Falënderojmë edhe Dr. Fejzën, Dr. Vasufin, dhe, infermiere, Leonorën, për angazhimin e tyre të pareshtur, karshi, kontributit në trajtim dhe dhënien e shërbimeve mjekësore sa më cilësore./rajonipress/