Eko Higjiena

Arbër Ismajli kërkon reflektim: Të jemi syçelë, përkujdesja dhe vëmendja më e madhe për të sëmurit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – E ajo për të cilën duhet të jemi syçelë është përkujdesja dhe vëmendja më e madhe për të sëmurit, dhe për të gjithë ata të cilët janë në frontin kundër kësaj beteje, për mjekët, infermierët, Policinë e Republikës, Zjarrfikësit, FSK-në, Inspektorët Komunal dhe Qendror, për bizneset, e të gjithë të tjerët të cilët i shërbejnë vendit e atdheut ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Miq,
Kjo gjendje e rëndë me pandeminë, natyrshëm se po na krijon probleme e sfida, jo vetëm institucioneve, e rrjedhimisht, edhe të gjithë qytetarëve. E gjithë kjo gjendje për tu tejkaluar sa më lehtë, duhet të gjendet një koordinim dhe mirëkuptim i përbashkët.

Eco Higjiena

E ajo për të cilën duhet të jemi syçelë është përkujdesja dhe vëmendja më e madhe për të sëmurit, dhe për të gjithë ata të cilët janë në frontin kundër kësaj beteje, për mjekët, infermierët, Policinë e Republikës, Zjarrfikësit, FSK-në, Inspektorët Komunal dhe Qendror, për bizneset, e të gjithë të tjerët të cilët i shërbejnë vendit e atdheut.

Koha është për maturi politike, për përpjekje të përbashkët në vendimmarrje dhe për krijimin e vlerave njerëzore e morale të cilët i shërbejnë situatës socio-ekonomike dhe psikologjike ndaj kësaj situate me të cilën po ballafaqohemi./rajonipress/