RCCOLA

Arbër Ismajli, kandidati më i preferuar për ta udhëhequr Gjilanin

/ 3 minuta lexim
HIDROMORAVA

Gjilan – Arbër Ismajli gëzon një reputacion të madh jo vetëm në LDK, por edhe jashtë saj, e duan për punën e tij të mirë edhe qytetarë të grupeve të ndryshme dhe nga shoqëria civile. Lutfi Haziri nuk duhet ta humb asnjë sekondë për ta zyrtarizuar kandidaturën e Arbër Ismajlit për zgjedhjet e tetorit.

Lutfi Haziri sipas të gjitha gjasave do ta zyrtarizojë kandidaturën e Arbër Ismajlit shumë shpejt brenda strukturave të LDK-së.

Arbër Ismajli llogaritet si njëri nga kuadrot më të spikatura në LDK dhe jo vetëm aty sepse Arbëri ka simpati dhe përkrahje edhe nga shumë qytetarë jashtë LDK-së.

Pse është krijuar ky perceptim për Arbër Ismajlin është lehtë të dihet e thuhet. Arbri është energjik, punon dhe kurrë nuk ndalet, i beson ekipit të tij dhe njerëzve me të cilët punon ose ka punuare natë e ditë.

Arbër Ismajli ka treguar se është solidar me qytetarin e rëndomtë, se përkrah iniciativa të mira e të drejta. Është i afërt me të gjithë dhe nuk ka elemente përçarëse në shpirtin e tij. Si gjeneratë e re, por me përvojë andaj Arbër Ismajli është kandidati më koncensual në Gjilan për të parin e komunës së Gjilanit.

Hidromorava

Arbër Ismajli ka parimet e veta dhe shpesh ka ditur të konfrontohet edhe me Lutfi Hazirin. Si nënkryetar i komunës ka qenë këmbëngulës në realizimin e projekteve qytetare ndërsa ka ditur t`i thotë “stop” edhe Lutës duke mos ardhur në punë me ditë të tëra.

Pra ky është Arbër Ismajli me afinitete pozitive më të shumta karshi rivalëve të tij ose pretendentëve eventual.

Lutfi Haziri ka punuar aq sa ka pasur mundësi, pavarësisht se pritjet qytetare ishin shumë të mëdha. Miqtë e mirë i kanë sugjeruar Lutës që mos të dali fare në zgjedhjet e tetorit, por të vazhdojë rrugën dhe garën e tij për portën qendrore të LDK-së ose edhe pozitat e larta shtetërore.

Arbër Ismajli do të ketë sfida e barriera të shumta sepse i duhet ta ndërtojë një ekip të besueshëm dhe profesionistësh kurse nga radhët e LDK-së duhet të distancohet nga njerëzit e krimit dhe ata që tërë jetën kanë përfituar në kurrizin e LDK-së pa dhënë asnjëherë diçka të vlefshme nga vetja e tyre për qytetin dhe për qytetarët e Gjilanit./rajonipress/