Fundamenti

Arbër Ismajli ka një urim të madh për gjilanasit: Falënderim i bardhë për njerëzit e mirë

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Arbër Ismajli shef i shtabit zgjedhor në degën e LDK-së llogaritet si promotori kryesor i organizimit dhe i tërë pjesës zgjedhore e cila edhe solli fitoren e Lutfi Hazirit. E, Arbër Ismajli nuk e ka harruar angazhimin e secilit gjilanas dhe angazhimin dhe ndihmesën e secilit rugovist. Ismajli ka thënë se mbetet krenar me tërë atë mund e përkushtim që e kanë bërë së bashku për të ardhur deri tek fitorja e madhe e Lutfi Hazirit.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Të dashur gjilanas, njerëz të mirë të qytetit tim
Është e bardhë kjo ditë , është i bardhe nga zemra urimi, për fitoren e madhe që shënuam sot bashkë në zgjedhjet lokale, duke e bërë Gjilanin, që sërish edhe për katër vite të udhëhiqet nga LDK dhe lideri i pakontestueshëm Lutfi Haziri.

Është e bardhë kjo ditë për demokracinë e qytetit tonë, i cili e ka të vulosur emblemën e qytetit të demokracisë dhe kjo fitore natyrshëm erdhi pas një punë të madhe, të përkushtuar të një grupi të madh grash dhe burrash, vajzash dhe djemsh të mirë të cilët kanë të ngjizur frymën rugoviste se ky vend është i bekuar dhe prosperimi dhe zhvillimi varen nga ne, varet nga puna e jonë, nga besimi jonë në Zot, shtet dhe familje.

Unë jam i lumtur që kisha fatin të jem pjesë e kësaj ekipe, punuam ditë dhe natë, dhe puna jonë ka dhënë rezultat fitoren e konfirmuar se puna ekipore nuk ka alternativë.
Askush nuk duhet të ndihet i humbur, fitoi demokracia, kultura qytetare dhe gatishmëria për t’i sjellë Gjilanit, besimin në vete për një jetë më të dinjitetshme se bashkë dimë, mundemi dhe je arrijmë.

Unë mbetem krenar me atë që kemi bërë bashkë.
Ne ridefinuam kualitete dhe rikonfirmuam Bësë-Lidhjen, se për të fituar, për të marrë besimin e sovranit duhet të kesh miqtë afër, të respektosh ata dhe të kesh kontratën e reciprocitetit se komuna është servis në shërbim të qytetarëve.

FIDANISHTJA

Ne respektuam kundërshtarët edhe kur ata nuk ditën të jenë fer ndaj koncepteve dhe kandidatëve tanë. Ne respektuam dhe çmuam kundërshtarët tanë, duke u bërë me dije, se në lojën e demokracisë nuk fiton ai që shan, ata që shantazhojnë dhe etiketojnë pa mbulesë, por fitues i garës del të jetë ai që merr votën e sovranit. Ne çmojmë votën si të shenjtë, ngase jemi demokratë dhe mbesim shkollë rugoviste e akademisë politike që quhet LDK.

Të dashur anëtarë, simpatizant të LDK-së.
Shtabi i Degës së LDK-së në Gjilan, falënderon deri në sinqeritetin më të skajshëm përkushtim dhe dashurin, besimin dhe punën, angazhimin dhe mos lodhjen tuaj, falënderon nëndegët e LDK-së,të gjithë kandidatët konkurrues për kuvend komunal, ekipën briliante 47, ZMP (Zyrën për marrëdhënie me Publikun), Forumin e Rinisë, Gratë e LDK-së, gjithë ju që qëndruat besnik me ne këto dy muaj aktivitet të përditshëm.
Faleminderit nga zemra donatorëve tanë që edhe pse janë shantazhuar nga rivalët ata ishin besnikët tanë.

Policinë e shtetit që në secilin moment kanë qenë afër procesit duke garantuar sigurinë e të gjithëve.

Ju përulem në falënderim, më keni bërë krenar. Ne do të jemi këtu, sa herë që klithmat e demokracisë duken të jenë dhembje.
Arbër R. Ismajli

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.