Arbër Ismajli ka një porosi për Isa Shefkiun: Gjilani nuk ushqehet me mashtrime
Gjilan – Arbër Ismajli pas kalimit të Isa Shefkiut në VV e ka një porosi për këtë të fundit. “Ekspertit” të pamfleteve, Isa Shefkiut, i uroj që të ecë rrugës së zgjedhur, por mos të harroj se të kot e ka të shkarraviturit e letrave ngase Gjilani i ushtrisë, Gjilani i lirisë, nuk ushqehet me mashtrime ka porositur Arbër Ismajli.
Arbër Ismajli shef i kabinetit të Lutfi Hazirit dhe pjesë e LDK-së ka ironizuar me Isa Shefkiun të cilin e ka quajtur “ekspert” të pamfleteve.
Ismajli që i ka quajtur vazhdimisht pamflete raportet që në emër të OJQ “Anamorava” i ka përpiluar Isa Shefkiu, ka thënë se i ka quajtur pamflete edhe pse e ka ditur se vlera e tyre është jo e nivelit. “Por n’vend timin sot foli vetë zoti Shefkiu dhe demaskoi veten e tij me çka demaskoi tendencat që ishin hiç më shumë se ngritje pazari për tu shitur tek VV” ka shkruar Ismajli.
“Me këtë rast “ekspertit” të pamfleteve, Isa Shefkiut, i uroj që të ecë rrugës së zgjedhur, por mos të harroj se të kot e ka të shkarraviturit e letrave ngase Gjilani i ushtrisë, Gjilani i lirisë, nuk ushqehet me mashtrime” ka thënë Ismajli./rajonipress/


