Eko Higjiena

Arbër Ismajli: Jonuz Musliu, lideri i luftës dhe i paqes

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta, në kuadër të Manifestimit Shumëkulturor “Flaka e Janarit 2019”, në Gjilan është mbajtur Akademi Përkujtimore për Jonuz Musliun. Fillimisht ish-pjesëtarë të UÇPMB-së nderuan figurën e Jonuz Musliut dhe të të gjithë të rënëve në luftën për liri.

Në emër të nikoqirit, Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit, ka theksuar se janë mbledhur në këtë akademi për të nderuar jetën dhe veprën e Jonuz Musliut, atdhetar e luftëtar i madh, një burrë i drejtë e njeri i mirë.

“Jouz Musliu si politikanë është ballafaquar me shumë sfida dhe ishte një person i rëndësishëm politik dhe i afërt me qytetarë. Ai me veprat e tij do të mbetet personalitet i kohës, duke lënë gjurmë të mëdha në historinë e kombit. Do të mbahet mend si politikanë i vendosur, i besueshëm, njeri i dijshëm dhe komunikativ. Ai ka lënë gjurmë në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore, andaj sot me krenari e kujtojmë si lider të luftës dhe të paqes, si njeri që e donte familjen e tij”, ka thënë Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit.

RCCOLA

Ismajl Kurteshi, dikur shok i burgut i Jonuz Musliut e tash deputet, ka theksuar se Jonuzi është dalluar si atdhetar i çmuar para, gjatë dhe pas luftës.
“Jonuzi punoi që Kosova Lindore të bëhet pjesë e trojeve të pavarura shqiptare dhe se veprën e Jonuzit do t’a vazhdojnë veprimtarët e Luginës së Preshevës”, tha ai.
Ka folur edhe bashkëveprimtari i Jonuz Musliut, Fismet Sylejmani, i cili ka theksuar se Jonuzi shkoi atëherë kur më së shumti i duhej Luginës së Preshevës.

“Ai po dëshmohet se ishte personalitet i madh dhe se Lugina e Preshevës mbeti pa liderin, por besojmë se fryma e tij do t’a shoqërojë çdo liderë në Luginë, andaj po dëshmohet se gjeneratat e reja po mësojnë nga vepra e Jonuzit”, pohoi Sylejmani.
Në emër të familjarëve, ka folur i biri i Jonuz Musliut, Shqipërimi, i cili për babin e tij tha se “në janar lindi dhe në janar shkoi dhe se po dëshmohet se Jonuz Musliun fati e përcolli në të gjithë janarit e lavdishëm, ngase pas gjashtë ditësh më 26 janar është datë kur publikisht në skenë doli UCPMB, kohë kur pas përfundimit të luftës, forcat serbe u sistemuan në Luginë të Preshevës”.

Në fund është dhënë një video-material, ku personalitet ë ndryshme kanë folur për veprimtarinë e Jonuz Musliut./rajonipress/