FITORJA

Arbër Ismajli: Gjendja e sigurisë në Gjilan stabile dhe pa incidente‏

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në një takim të mbajtur me KFOR-in Turk, Mehmet Kaplan, nga shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Arber Ismajli, është folur për gjendjen e sigurisë publike dhe gatishmërinë e Komunës së Gjilanit, që edhe në të ardhmen të vazhdohet me punë efektive në ruajtjen dhe gatishmërinë për të garantuar jetë të sigurtë për qytetarët e Gjilanit.

Me këtë rast Arbër Ismajli ka thënë se Gjilani për më shumë se dy vjet është me fat që nuk ka asnjë vrasje si pasoj të akteve kriminale.

Mobi Casa

“Në Komunën e Gjilanit falë angazhimit të organeve të sigurisë, të drejtësisë, institucioneve të tjera lokale, bashkëpunimit ndërfetarë e ndëretnik, por edhe funksionimit të mirë të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, është fat i mirë që për më shumë se dy vjet, nuk kemi asnjë vrasje si pasoj e akteve kriminale. Gjithashtu një punë shumë e madhe është duke u bërë edhe nga KKSB, nga Policia, prokuroria, Gjykata dhe institucione të tjera relevante që bënë të njihemi për një Komunë të qetë”, ka thënë ai ndër të tjerash.

Dy palët u pajtuan që bashkëpunimi me organet e sigurisë, me bashkësitë fetare dhe etnike të vazhdohet edhe më me intensitet, në mënyrë që siguria në Gjilan, të jetë model për Komunat e Kosovës dhe më gjerë, si një komunë e cila promovon elementet pozitive të tolerancës, solidaritetit, vetëdijes dhe qytetit për humanitet, shoqëri të integruar, por edhe angazhim për zhvillim ekonomik dhe punësim për qytetarët e saj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.