Mobi Casa

Arbër Ismajli: Fëmijët janë pasuria më e shtrenjtë e jetës së njeriut

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Fëmijët janë pasuria më e shtrenjtë e jetës së njeriut, janë e ardhmja e një shoqërie për të cilët kemi vullnet të zgjohemi e punojmë për çdo ditë. I nderuar që isha në vizitë në Qendrën e Kujdesit Ditor “PEMA”, për t’i takuar fëmijët e kësaj qendre, dhe, për t’i uruar për ditën ndërkombëtare të tyre ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Për koincidencë, edhe Festina Destani, nxënëse e kësaj qendre, kishte ditëlindjen, e me këtë rast, ia festuam ditëlindjen e saj, dhe, i dëshiruam shumë fat e mbarësi në jetë.
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, 1 Qershori, në rëndësinë e saj ka gëzimin, paçen, dashurinë dhe harenë e të gjithë fëmijëve.

Mobi Casa

Fëmijët janë pasuria më e shtrenjtë e jetës së njeriut, janë e ardhmja e një shoqërie për të cilët kemi vullnet të zgjohemi e punojmë për çdo ditë.

Ata janë thesari më i çmuar nga të cilët presim të ardhme të ndritur. Jemi të obliguar t’ua sigurojmë jetën, dhe, t’ua bëjmë sa më të lumtur.

Prandaj, le ta festojmë këtë ditë të tyre, duke u sensibilizuar me ta, duke iu ofruar dashuri, e duke i thënë jo abuzimit, dhe jo dhunës ndaj tyre.
Paçe, shëndet dhe rritë të mirë për të gjithë fëmijët tanë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.