Arbër Ismajli e godet keq Rexhep Kadriun, Rexha e keqpërdori LDK dhe Lutfi Hazirin
Gjilan – Pa dashur të futem në analizë se a janë të drejta apo jo marrëveshjet e kontestuara nga opozita, sot e shohë të arsyeshme të pyes se a duhet apo s`duhet më që LDK në Gjilan, ta mbajë në koalicion AAK-në? Përgjigjja mund të jetë politike, shpirtërore ose e kombinuar. Por, secila nga përgjigjet për këto ndodhi me standard të dyfishta janë një sprovë dhe sfidë që s`mund ta quajmë individuale, ngase kjo kalon kufijtë e çoroditur të shfaqura nga i pari i AAK-së, ku për protestën e sotme të opozitës nga cilësia e Nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, fton qytetarët që në mënyrë masovike të marrin pjesë në protestën anti qeveritare në kohën kur vetë është pjesë e qeverisë ka shkruar Arbër Ismajli.
LDK, duke besuar thellë në sinqeritet dhe besnikëri, krijoi partneritet me AAK, në Gjilan, por ky besim i dhënë u keqpërdor nga ta dhe LDK si parti institucionaliste s`mundë të lejoj që në bashkë qeverisje të ketë partneritet me anarkista dhe me njerëz që luajnë me standarde të dyfishta.
Në këtë situate, lindë pyetja se kjo e shtune e madhe (vlerësim ky i të parit të AAK-së) a duhet të jetë dita kur LDK në Gjilan t`ja jap udhët AAK-së, së vogël, e cila tenton të keqpërdor besimin e 26000 votuesve të LDK-së, dhe LDK si parti shtetformuese një here e përgjithmonë t`i jap mësime të padisiplinuarve që të mësojnë rendin e demokracisë.
AAK, keqpërdori mundësitë që i`u dha Kryetari Lutfi Haziri, dhe duke treguar muskujt tentojnë të shiten të mëdhenj, por s`pari duhet të kujtojnë se vlera e tyre është hiç më shumë se 4000 vota dhe ata me takatin e tyre të vogël s`mundë të bëjnë pazare në “Odë të mixhës”.
Për fund, lojës së pandershme dhe me dy fytyra të të parit të AAK-së, në Gjilan, sot duhet dhënë fund, nëse ata kanë zgjedhur të jenë opozitë hairin ja pafshin, por jo nën petkun institucional të krijojnë mjegull në oborrin tonë ka shkruar Ismajli./rajonipress/


