Uji Dea

Arbër Ismajli del në teren, gjendja duket e rëndë pas vërshimeve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nënkryetari i komunës Arbër Ismajli gjatë gjithë ditës po qëndron në teren për të vizituar dhe parë nga afër fshatrat e dëmtuara nga shiu e breshëri mbrëmë. Ismajli tha se gjendja është e rënduar në fshatrat Pogragjë, Sllubicë e Kokaj. Një fond emergjent nga Qeveria e Kosovës duhet të formohet urgjentisht tha ai.

Arbër Ismajli e ka përshkruar për rajonipress gjendjen e pas vërshimeve të mbrëmshme të rënduar. “Jam në teren tërë kohën, që nga mëngjesi jam duke vizituar fshatrat Pogragjë, Sllubicë e Kokaj. Vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha, por fatmirësisht pa dëme njerëzore. Na duhet urgjentisht krijimi i një fondi emergjent për të zbutur dëmet e shkaktuara” tha Ismajli.

Eco Higjiena

Arbër Ismajli thotë se ka përgëzuar edhe banorët e këtyre fshatrave që po bëjnë përpjekje maksimale për ta kthyer jetën në normalitet./rajonipress/