Mobi Casa

Arbër Ismajli bëhet nervozë me sondazhet e porositura, asgjë nuk ka konkrete?

/ 2 minuta lexim

Gjilan – I vetmi pretendim i imi është me përfundua detyrën me përplot nder e krenari. Politika i ndan akterët në tri klasa: Në njerëz të drejtë, në vegla dhe në armiq. Miq, unë, gjithmonë i përkas të parës ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

RCCOLA

Të dashur qytetarë,
Asnjëherë, nuk kam qëndruar në politikë për të pretenduar pozita e arritje. Ajo që më ka bërë të qëndrojë gjithmonë në politikë, janë qytetarët, puna dhe besimi në shërbim ndaj tyre. E potencojë që asnjë ambicie nuk e kam të jem pjesë e garës. Lakimi i emrit tim nëpër sondazhe, e kam ritheksuar shumë herë që me ose pa qëllime të porositura, nuk i bënë nder askujt, sepse asgjë nuk ka konkrete në këtë drejtim pasi që jemi ende larg zgjedhjeve. Për mua koha është e artë, dhe besimin që kam marrë si nënkryetar komune do ta zbatojë deri në fund, me shumë pune dhe përgjegjësi. Unë, asnjëherë nuk bie preh e këtyre lojërave politike. I vetmi pretendim i imi është me përfundua detyrën me përplot nder e krenari. Politika i ndan akterët në tri klasa: Në njerëz të drejtë, në vegla dhe në armiq. Miq, unë, gjithmonë i përkas të parës!