Hidromorava

Arbër Bullakaj zgjidhet nënkryetar kantonal i SP-së dhe nominohet për deputet nacional

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Arbër Bullakaj, këshilltar në Asamblenë e Qytetit Wil të Kantonit të St. Gallenit, sot është zgjedhur në dy poste të reja. Në të vërtetë ai është nominuar për deputet nacional nga kjo parti dhe njëherësh është zgjedhur nënkryetar i Partisë Socialdemokrate (SP/PS) të Kantonit St. Gallen.

Në mbledhjen e SP-së së këtij kantoni që është mbajtur sot në Wattwil, në rend dite ka qenë nominimi i kandidatëve të kësaj partie për Parlamentin Nacional nga ky kanton dhe zgjedhja e nënkryetarit të partisë në nivel kantoni.

Arbër Bullakaj, që është bërë i njohur për aktivitete të shumta shoqërore, që tejkalojnë pozitën e tij prej këshilltari të asamblesë së komunës, ka qenë kandidati i vetëm për nënkryetar.

“Jam zgjedhur njëzëri dhe pa asnjë votë kundër”, pohon Bullakaj për albinfo.ch.

HW

Ndërkohë që propozimi i tij për nënkryetar partie të nivelit kantonal ishte shpallur publikisht më parë, futja në listën e kandidatëve për Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës është sihariqi që ai e ka ndarë me lexuesit e albinfo.ch, e cila e ka përcjellë veprimtarinë e tij që nga fillimi.

Me nominimin për deputet nacional, për zgjedhjet që mbahen në tetor të këtij viti Arbër Bullakaj bëhet shqiptari i dytë i propozuar për këtë nivel, pas Blerim Bunjakut nga partia EVP, në Winterthur, në kantonin e Cyrihut.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.