Eko Higjiena

Arber Bullakaj, politikani më me ndikim në kantonin e St. Gallenit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Portali Einflussreich.ch ka radhitur Arbër Bullakajn në mesin e dhjetë politikanëve më me ndikim në Zvicër. Në kantonin e St. Gallenit ai del të jetë i pari, duke lënë mbrapa madje edhe rivalin e tij politik, deputetin e SVP-Lukas Reimann.

Vetë, nënkryetari i partisë socialdemokrate në kantonin e St. Gallenit, Bullakaj, shprehet i lumtur që është futur në dhjetëshën e politikanëve më me ndikim në Zvicër.

„Jam i lumtur që kam aterruar në Top 10-ën, madje në tërë Zvicrën“, shkruan ai duke specifikuar se në nivel të kantonit gjendet në vendin e 1.

Renditja e portalit Einflussreich.ch bazohet nga të dhënat e faqës ndërkombëtare Klout.com, të cilat dokumentojnë online-peshën e ndërrmarjeve, organizatave dhe personave publik.Rankin i kategorizon politikanët duke u bazuar në fuqinë e politikanit që ka në rrjetet sociale, si fansa, klikime, sugjerime, komente etj..

Sipas Bullakajt, postimet e tij arrijnë deri në 40 mijë persona dhe, krejt këta faktorë ndikojnë në vlerësimin e peshës së tij në politikë.

Klout vlerëson numrin e miqëve, aktivitetet dhe numrin e sugjerimeve në rrjetet sociale. Shkalla arrinë prej 1 deri 100. Të dhënat mblidhen dhe në fund krahasohen prej 14 rrjetëve sociale duke nisë me Twitter, Facebook e deri në Instagram.

ARKATANA

Të gjitha këto ndikojnë natyrisht pozitivisht në ngritjen e imazhit të politikanit, vlerëson kandidati për zgjedhje kantonale të St. Gallenit që garon në zonën e Wilit.

Kjo renditje vjen në kohën më të duhur për te dhe votuesit e papërcaktuar. Bullakaj është i bindur se do dalë me një rezultat të mirë në këto zgjedhje, por për të fituar një mandat katërvjeçar, i duhet partisë të fitojë më së paku 10 deri në 15 përqind më tepër vota, shprehet ai.

„Rezultati nuk varet vetëm prej meje, duhet të fitojë edhe partia. Ne kemi momentalisht 2.5 mandate, kurse na nevojiten 3.6 mandate, prandaj duhet të jemi shumë aktiv“, thotë Bullakaj.

Më 28 shkurt vouesit japin verdiktine fundit nga ku vendoset drejtimi politik që do i jepet kantonit të St. Gallenit.

Sido që të dalin rezultatet e këtyre zgjedhjeve, ne shqiptarët jemi shumë më përpara se para katër vjetësh, thotë Bullakaj.

„Kemi mbërri shumë si migrantë shqiptarë që jemi dhe shumë shpejt do të zëmë vendin e komunitetit më të rëdësishëm në zgjedhje“, përfundon ai në fund të bisedës me albinfo.ch.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.