United Hospital

Arbenita shpëton plakën gjermane nga vjedhja, policia e shpërblen për guximin

/ 2 minuta lexim
HW

Me të parë se gratë ia morën kuletën plakës, Arbenita ndërhyn duke iu drejtuar me zë të lartë dy vjedhëseve sa që ato detyrohen të ikin nga aty pa kuletë, të cilën nga frika e lëshojnë.

Plaka 84 vjeçare Waltraut Stork, më 5 shtator, pasi kishte bërë pazaret në një qendër tregtare në Gütersloch, deri sa po donte të largohej me rolatorin e saj, ndalohet nga dy gra në parkingun e qendrës. Ato me pretekstin se duan të flasin me të duan ta habisin dhe t`ia marrin portofolin me para, shkruan dieglockeonline.de. Njëra prej tyre gjatë bisedës ia nxjerr portofolin nga xhepi i palltos.

Por plakës nuk i kalon pa u vërejtur kjo gjë. Në të njëjtën kohë ngjarjen po e ndiqte nga distanca edhe Arbenita Hoxha, 27 vjeçare, përcjell albinfo.ch. Me të parë se gratë ia morën kuletën plakës, Arbenita ndërhyn duke iu drejtuar me zë të lartë dy vjedhëseve sa që ato detyrohen të ikin nga aty pa kuletë, të cilën nga frika e lëshojnë.

Menjëherë pas kësaj Arbenita njofton policinë. Përshkrimi që u bëri dy grave ishte aq i hollësishëm sa që policia i kapi ato shumë shpejt, afër vendin të ngjarjes. Bëhet fjalë për një grua 39 dhe një tjetër 19 vjeçare, të dyja nga Bosnja. Ndaj tyre po zhvillohet procedura përkatëse.

Uji Dea

Policia në Gütersloch ka marrë shkak nga veprimi i guximshëm i Arbenita Hoxhës, për t`i shprehur asaj mirënjohje në mënyre zyrtare. Në pritje ishte edhe plaka e sulmuar, transmeton albinfo.ch. Në një bashkëbisedim të shkurtër, drejtori i policisë shprehu respekt për sjelljen e Arbenita Hoxhës. Ai theksoi se sot mjerisht veprimet si ky nuk janë të vetëkuptueshme.

Megjithatë ai dëshiron t`i trimërojë qytetarët të veprojnë kështu, por sigurisht, duke mos neglizhuar sigurinë e tyre personale.

Arbenitës në fund i është dorëzuar një dhuratë e vogël në shenjë mirënjohjeje.

http://www.albinfo.ch/arbenita-shpeton-plaken-gjermane-nga-vjedhja-policia-e-shperblen-per-guximin/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.