UBT

Arben Mustafa: Tendenca e Qeverisë për të kontrolluar tregun e lirë është e rrezikshme – urgjentisht duhet lehtësira për shporten e konsumatorit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, e ka cilësuar si të rrezikshme tendencën e Qeverisë Kurti për të adresuar problemin e inflacionit nëpërmjet kontrollit të bizneseve.

Sipas tij, kjo tendencë qeveritare për të interferuar në çmime, në vend se të përdorë instrumentet e politikave ekonomike në dispozicion, rrezikon lirinë ekonomike në vend dhe krijon pasiguri për të ardhmen e ekonomisë së lirë të tregut në Kosovë.

GRANDEMALL

Sipas Mustafës, kjo mund të dërgojë sinjale negative te investitorët me pasoja afatgjata për ekonominë e vendit.“Prandaj, Qeveria e Kosovës nuk duhet të humbë kohë edhe më tutje duke refuzuar ta pranojë faktin se ekonomia e Kosovës është në një krizë inflacioni, por duhet të ndërmarrë sa më parë hapat e nevojshëm për të frenuar rritjen e mëtejme të çmimeve, duke përfshirë:lirimin nga TVSH-ja të mallrave që përbëjnë shportën e konsumatorit për një periudhë të caktuar.Largimin e akcizës dhe uljen e TVSH-së në produktet e naftës për një periudhë të caktuar kohore”, tha Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.