Fundamenti

Arben Mehmeti zgjidhet kryetar i Komitetit të Arsimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit ka themeluar të premten Komitetin për Arsim (KA) dhe ka zgjedhur në krye të kësaj trupe profesionale Arben Mehmetin (LDK), i cili është pjesëmarrës i katër përbërjeve të deritashme të vendimmarrjes komunale.

Për zgjedhjen e Mehmetit në krye të KA kanë votuar katër anëtarë (LDK-AAK), ndërsa dy të tjerë, Fehmi Sylejmani (VV) e Shukrije Rapuca (PDK) kanë abstenuar, me arsyetim se Mehmeti nuk i përket fushës së arsimit.

Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se nuk ka vonesa në konstituivin e organeve komunale dhe jo rastësisht themelimi i kësaj trupe profesionale arsimore po bëhet më 7 mars –ditën e Mësuesit.

FIDANISHTJA

Vendimi i KA për të zgjedhur Arben Mehmetin në krye të tij, është përshëndetur edhe nga Nazmi Musa, drejtor komunal i Arsimit, i cili ka kërkuar që kjo trupë profesionale të mos politizohet për qëllime partiake.

Duke marrë parasysh se në Drejtorinë e Arsimit janë konstatuar shkelje nga përbërja e kaluar qeverisëse, Musa ka thënë se Mehmeti do të kujdeset për zbatimin e ligjit në këtë sektor, sepse është jurist.

Kurse Arben Mehmeti tha se ai ka njohuri të mjaftueshme për arsimin, sepse si anëtar i Kuvendit Komunal ka marrë pjesë në të gjitha komisionet për hartimin e rregulloreve dhe miratimin e vendimeve që kanë të bëjnë me këtë sektor, ndërkohë që tha se ka punuar edhe si mësimdhënës për dy vite./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.