FIDANISHTJA

Arben Kurteshi porosit të rinjtë kosovarë: Mos e braktisni Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Arben Kurteshi kryetar i AKR Internacional me seli në Zvicër duke ndjekur dhe parë ikjen masive të të rinjve shqiptar drejt perëndimit apelon tek institucionet e Kosovës, shoqëria civile, mekanizmat e sigurisë që të stopojnë këtë ikje të dhimbshme e cila po ndodhë para syve tanë.

Largimi masovik i të rinjve shqiptarë nga Kosova për në shtetet perëndimore e ka alarmuar Arben Kurteshin kryetar i AKR Internacional me seli në Zvicër, raporton rajonipress.

Kurteshi thotë për rajonipress se pamjet e fundit që po vijnë nga Kosova vërtet janë trishtuese dhe tepër preokupuese. “Kjo ikje masovike është brengosëse, e dhimbshme dhe e trishtueshme sepse po ndodhë para syve të institucioneve tona dhe para shoqërisë sonë e klasës politike e cila tërë kohën flet për integrimin e Kosovës” shprehet Kurteshi.

Eco Higjiena

Kurteshi i lënduar dhe i prekur nga pamjet e zymta me autobus të mbushur me plotë të rinj apelon tek rinia kosovare që mos ta braktisin Kosovën. “Mos e braktisni Kosovën në këtë mënyrë. Mos merrni rrugë të rrezikshme e fatale për jetët tuaja. Perëndimi nuk e donë këtë ikje tuajën në mënyrë të egër. Edhe nëse rastësisht hyni në shtetet e perëndimit duhet të kalojë një kohë e gjatë që ju të stabilizoheni dhe të fitoni të drejtat e juaja. Po i shihni kampet e strehimoret se ku vendosen rinia e familjet kosovare” i përkujton Kurteshi, rininë kosovare.

Ndryshe Kurteshi thotë se institucionet kosovare duhet të zgjohen nga gjumi sa nuk është bërë tepër vonë. “Asnjë minutë nuk duhet të heshtet kjo dukuri. Tani kjo po merr përmasa shqetësuese dhe ikja po ndodhë para syve tanë. Intervenoni dhe kontaktoni familjet e këtyre të rinjve dhe sqaroni rreziqet që sjell kjo rrugë e pashpresë për ta” tha Kurteshi. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: