Eko Higjiena

Arben Kadriu do ta drejtojë Prokurorinë e Gjilanit, zotohet për transparencë e luftë kundër të gjitha dukurive negative

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Arbën Kadriu me gjashtë vota për është zgjedhur kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Gjilanit. Rruga profesionale e Arben Kadriut është shumë pozitive sepse në vitin 2010 Arben Kadriu ishte zgjedhur prokurori më i ri në Kosovë. Rrjedh nga një familje e njohur pasiqë prindi i tij Bajram Kadriu ishte kryetar i Gjykatës në Gjilan, pastaj kryeprokuror dhe avokat.

Këshilli Prokurorial i Kosovës të enjten me gjashtë vota për ka zgjedhur për kryeprokuror për mandatin katërvjeçar në Gjilan, Arben Kadriun një profesionist i mirë, i zoti, i aftë dhe i guximshëm.

Sipas njoftimit për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Gjilan gara u zhvillua në mes të prokurorëve Arben Kadriu dhe Agron Uka, ku pas procesit të votimit Arben Kadriu është zgjedhur kryeprokuror i kësaj prokurorie me 6 vota për. Ndërsa kundër kandidati i tij mori 5 vota.

Fundamenti

Arben Kadriu ka një rrugë të mirë në profesionin e tij, njeh gjuhën angleze, është komunikues i mirë, ka një përvojë të jashtëzakonshme për moshën që ka. Në vitin 2010 është zgjedhur prokuror i Qarkut, pra si prokurori më i ri në Kosovë në atë pozitë, nga viti 2007 ishte zëvendës kryeprokuror, dhe në vitet 2005 – 2010 ka punuar edhe si avokat.

Rruga e tij ishte e trasuar edhe nga puna kolosale e babait të tij Bajram Kadriut i cili kishte pozita të larta si kryetar i Gjykatës, kryeprokuror dhe avokat.

Ndryshe Arben Kadriu tha për rajonipress se kjo zgjedhje për të është një përgjegjësi profesionale dhe se zotohet se do të jetë në shërbim të qytetarëve duke luftuar të gjitha dukurit negative. “Do të jem transparent, do të luftojë të gjitha krimet brenda kësaj shoqërie dhe se askush nuk do të jetë mbi ligjin” tha Kadriu./rajonipress/