Mobi Casa

Arben Gashi: Vetëvendosje po shet demagogji, mocionin ndaj Qeverisë në qershor

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi ka thënë se Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes po shet demagogji dhe po e përdor retorikën për sa i përket Marrëveshjes së prillit të vitit 2011.

Sipas tij, problemi më i madh i moszbatimit të Marrëveshjes është për shkak të ngërçi që është shkaktuar pas kërkesave të minoriteteve për vazhdimin e mandateve të rezervuara.

“Nuk kishte një qëndrim të prerë sa i përket vendeve të rezervuara. Si duhet edhe partitë tjera, edhe ndërkombëtarë janë tërhequr nga ajo kërkesë. Qëndrimi i LDK’së është se s’ka vende të rezervuara”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, ky zyrtar i LDK’së ka thënë se deri në gjysmën e këtij viti do të mbahen zgjedhjet në të kundërtën Partia e Isa Musfatës do ta dërgoi në votëbesim Qeverinë PDK-AKR .

“Mocion ndaj Qeverisë do ta bëjmë pas muajit qershor”, ka thënë Gashi.

Vetëvendosje: LDK e mbajti gjallë Qeverinë, u rreshtua përkrahë Thaçit

RCCOLA

Partia e Albin Kurtit përsëri ka goditur LDK’në dhe Isa Mustafën, i cili kishte arritur Marrëveshje në prillin e vitit 2011 me Hashim Thaçin e Behgjet Pacollin për tejkalimin e krizës së atëhershme politike.

Deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu ka thënë se LDK ia ka zgjatur jetën Qeverisë dhe jo shkurtuar ashtu siç kishte thënë Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa.

“LDK s’ia shkurtoi jetën kësaj Qeveria. Jemi në fund të këtij mandati. LDK e mbajti të gjallë dhe në jetë këtë Qeveri. LDK u rreshtua karshi Thaçit”, ka thënë Haxhiu, në Rubikon të KTV’së.

Deputetja e Vetëvendosjes ka rikujtuar Marrëveshjen Thaçi-Pacolli-Mustafa, e arritur në prillin e vitit 2011, e cila më vonë doli të jetë antikushteteuse.

“Kjo marrëveshje nuk u respektua. Ajo parashihte zgjedhjen e Presidentit në mënyrë tjetër. Ajo parashihte ndryshimin e zonave zgjedhore”, ka thënë ajo.