Eko Higjiena

Arben Gashi tregon se cilën rrugë do ta ndjekë LDK-ja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka pësuar një goditje të fortë në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke marrë hiç më shumë se 13 përqind të votave (pa ato të diasporës).

Se ky rezultat është shumë i dobët, dhe jashtë çdo parashikimi për këtë parti, e pohojnë edhe kryesia dhe tërë anëtarësia e saj.

Reflektim i kësaj situate një ditë më pas ishte dorëheqja e dhënë nga kreu i saj Isa Mustafa dhe tërë kryesia e partisë, të cilët kanë lëshuar rrugë që tashmë LDK-ja të ketë një udhëheqje të re.

Mobi Casa

Njëri nga figurat kryesore të LDK-së, Arben Gashi e që në legjislaturën e kaluar ishte shef i grupit parlamentar, ka thënë për IndeksOnline se rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurti ishte jo i kënaqshëm, por se ka thënë se do të marrin veprime konkrete për këtë në ditët në vijim.

“Rezultati i zgjedhjeve, është një rezultat jo i kënaqshëm për të cilin ne do t’i marrim vendimet e duhura në ditët në vazhdim”, tha Gashi për IndeksOnline.

Ndërsa se a është në ambiciet e tij pozita e të parit të LDK-së, Gashi dha këtë përgjigje. “Kjo mbetet të shihet, do ta diskutojmë këtë çështjen brenda grupeve partiake dhe grupeve shoqërore”, theksoi Gashi./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.