Eko Higjiena

Arben Gashi: Ja pse nuk i besohet më Thaçit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Arben Gashi, deputet i LDK’së, thotë se më askush nuk dëshiron të bisedojë jo vetëm me Thaçin, por me askënd nga PDK.

Në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës, ai thotë se në PDK “është instaluar një mentalitet i tillë”, që sipas Gashit, ka humbur i gjithë besimi politik.

FIDANISHTJA

Kjo sipas tij, ka bërë që askush sot nuk dëshiron ta takojë Thaçin.

“Asnjë nga liderët nuk pranojnë të flasin me askënd nga PDK. Është një mentalitet i instaluar në PDK, ky mentalitet është bartur në strukturat e PDK’së. Sot kanë krijuar një situatë kur askush nuk dëshiron të bisedojë me z. Thaçin. Kjo ka bërë që të humbë besimi politik në z. Thaçin”, ka thënë ai, duke shtuar se sjellja jo parimore e Thaçit, e ka sjellur këtë situatë.