Fundamenti

Arben Gashi arsyeton mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shefi i Grupit Parlementar të LDK’së ka arsyetuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë e Albin Kurtin. Ai thotë se rrëzikimi i raporteve me Amerikën nga Kurti dhe shkelja e marrëveshjes së koalicionit, duke e shkaktuar Agim Veliun.

Pasi ka përmendur raportet me SHBA’në, Gashi ka thënë se Kurti e shkeli marrëveshjen e partneritetit LDK-LVV, kur e shkarkoi Veliun nga pozita e Ministrit të Jashtëm.

“Kryeministrit Kurti vendosi t’i jep fund partneritetit, kur shkarkoi një ministër të LDK’së pa konsultim paraprak”, tha Gashi, transmeton Express.

Shefi i GP të LDK’së thotë se Kurti i ka hyrë luftës për protagonizëm me Presidentin Hashim Thaci.

“Kosova është në një gjendje kur ëhstë. Presidenti dhe Kryeministri kanë zgjedhur ta luftojnë njëri-tjetrin”.

Gashi thotë se LDK e përkrahi Kurtin, por ai e shkeli marrëveshjen mes tyre.

Mobi Casa

“Kurti ishte figurë e re në qeverisje dhe ne u angazhuam me të gjithë kapacitetet për këtq Qeveri që u quajt e shpresës”.

“Kryeministri ka vendosur ta shkel marrëveshjen. Në luftën e tij më Presidentin, Kurti ka vendosur në kokën e tij se kush do të ishte më i mencur dhe më i zoti”, ka shtuar ai.

“Kryeministri Kurti në më pak se 50 ditë punë me destruktivitet dhe mosveprim, ka rrezikuar raportet me aleatët e Kosovës në përgjithësi dhe me SHBA’në në vecanti”

Gashi e ka akuzuar Kurtin se me kokëfortësinë e tij ka bërë që Amerika të ndalë investimet në Kosovë, duke përmendur fondet e Sfidave të Mijëvjeçarit.

Në fund, ai i ka bërë thirrje që të votohet mocioni dhe t’i hapet rrugë krijimit të një Qeverie të re.

“Me këtë, Kuvendi mëson formimit të një Qeverie stabile, në kohëzgjatje të kufizuar, e cila do të adresonte sfidat imediat me të cilat po ballafaqohet vendi”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.