Fundamenti

Arben Dërmaku kryesues i Këshillit Themelues të Universitetit të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Këshilli Themelues i Universitetit të Gjilanit të hënën në një takim të tij të parë ka zgjedhur për kryesues të këtij këshilli Arben Dërmakun, nënkryesues Sabri Tahirin dhe Fitore Malën sekretare.

Këshilli Themelues për Universitetin e Gjilanit i cili është emëruar nga ministri Ramë Buja për të marr obligime dhe për të ndihmuar që Universiteti i Gjilanit të jetë funksional në takimin e së hënës ka zgjedhur edhe udhëheqësit e saj.

Qemajl Mustafa i cili është edhe anëtarë i këtij këshilli tha për rajonipress se Këshilli tashmë ka zgjedhure tre veta që do të merren më ngushtë me funksionalizimin e Universitetit të Gjilanit.

Këshilli ia ka besuar postin e kryesuesit Arben Dërmakut profesor në Fakultetin Ekonomik, derisa nënkryeues është zgjedhur Sabri Tahiri profesor në Fakultetin e Edukimit dhe Fitore Mala është zgjedhur sekretare.

KKVITI

Këshilli Themelues ndryshe është caktuar me vendim të Ministrit të Arsimit Ramë Buja dhe përbëhet nga Qemajl Mustafa, Sabri Tahiri, Behlul Brestovci, Naim Syla, Arben Dërmaku, Abdullah Alija, Blerim Kamberi, Fitore Malaj dhe Ilmi Ramadani.

Punën e këtij Këshilli të hënën e ka zyrtarizuar edhe vet Naser Mrasori këshilltar i Ramë Bujës i cili së bashku me këshilltarin e Ibrahim Gashit, Abdullah Alijën kanë folur me anëtarë e këshillit për punën e Universitetit të Gjilanit dhe mundësinë që ky universitet vërtet të jetë në shërbim të studentëve dhe të ketë kuadro të dëshmuara.

Qemajl Mustafa thotë se ky universitet do të shfrytëzohet edhe nga studentët e Kosovës Lindore dhe ne si komunë dhe si këshill do të marrim obligime dhe detyra shtesë. “Thjeshtë do t`i ndajmë përgjegjësitë dhe detyrimet tona për të pasur një Universitet vërtet transparent dhe të dobishëm për Anamoravën” tha Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj: