Arben Bislimi: Ka ardhur koha ta rikthejmë RC Cola Dritën në Superligë

Ish-njëri ndër basketbollistët më të mirë të Dritës, Arben Bislimi, e një kohë ishte edhe trajner i kësaj skuadre, me mobilizimin që ka bërë për basketbollistët e RC Cola Dritës ka arritur që gjatë garave në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll të del kampion dhe të fiton Kupën e Ligës së Parë.
Skuadra e Dritës ishte në një gjendje të mjerueshme financiare por ish-basketbollisti e trajneri, Arben Bislimi, ka arritur që KB Drita ta financon kompania e madhe e pijeve RC Cola, duke ju dal në ndihmë dhe tani ky klub me traditë të mëdha të basketbollit të emërohet RC Cola Drita.
Arben Bislimi tani ka një rol menagjerial tek RC Cola Drita dhe për ndeshjen e nesërme të finales së parë me Istogun është mjaft optimist duke theksuar se në fund do të jenë basketbollistët e RC Cola të Dritës të cilët do të gëzohen.
“Mendoj se jemi në limitin e formës në tërësi si skuadër, shpresoj ta vazhdojmë ecurinë e fitoreve pasi në Ligën e Parë kemi pësuar vetëm një humbje. Mendoj se dy finalistët kanë dhënë më së shumti në këtë kampionat, ne në ndeshjen e parë finale do të luajmë me koncentrim maksimal, basketbollistët do të japin gjithçka nga vetja për tu inkuadruar në Superligë dhe lirisht mundem të them se ka ardhur koha që RC Cola Drita të inkuadrohet në Superligë, kemi kuadër, cilësi por kemi edhe një armatë të madhe të shikuesve “Intelektualët” të cilët na përkrahin vazhdimisht, është mëkat i madh që për shkak masave anti-COVID nesër Palestra do të jetë e boshatisur pa armatën tonë të shikuesve”, ka përfunduar kryetari i RC Cola Drita, Arben Bislimi./rajonipress/