KKGJILAN

Arbana Osmani: Viti që po lë pas më bëri të kuptoj se çfarë është e rëndësishme në jetë

/ 2 minuta lexim

Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani, po e përmbyll vitin 2020 si gjithë të tjerët, me batica e zbatica.

Me anë të një postimi në Instagram, moderatorja ka përmbledhur kujtimet që ia solli ky vit, si ato të mirat ashtu edhe të hidhurat.

Ndër të tjera, Arbana tha se ky vit e bëri të kuptojë se cila është gjëja që ka më së shumti rëndësi në jetë.

KKGJILAN

Ajo kujtoi humbjen e nënës, lindjen e djalit, e shumë gjëra të tjera, ndërsa falënderon të gjithë që gjitha këto i kanë ndarë bashkë me të.

Postimi i plotë i saj:

Viti qe po le pas per shume arsye do jete i paharrueshem per mua, por ne menyre te veçantë do ta kujtoj gjithmonë si vitin që më “beri te kuptoj me shume se kurre” se cfare eshte vertet e rendesishme ne kete jete. Nisi me nje humbje te madhe, vdekjen e Nanes, e teksa nuk pushoja dot se qari per gjyshen e shtrenjte, si nje dhurate prej Zotit, dy dite me pas mesoj qe pres nje femije tjeter dhe befas ne shpirtin tim lindi Dielli. Nje femije qe nje nate para se te shkoj ta lind ne maternitet, nuk do te mund ta prisja duke patur prane nenen time sic e kisha menduar, sepse vuante bashke me babin semundjen nga Covid qe i tronditi jo pak. Ka qene nje vit ku nuk kam shetitur vendet e botes, por kam zbuluar boten brenda shtepise sime. Jam detyruar te nderpres emisionin por jo emocionet. Nuk isha dot ne ekranin e tv, por kam qene ne kuzhinat e te gjithe shqiptareve. Ka qene viti kur puna ime e 20 viteve eshte shperblyer me nje nga kontratat me te rendesishme financiare dhe viti kur ndertuam shtepine tone te vogel te enderrave. Ishte gjithashtu viti kur me shume se kurre me pare kam zgjedhur te jem akoma me prane jush ne kete platforme sociale. Dhe kjo, me ka bere te lumtur. Faleminderit qe kemi ndare bashke kete vit plot sfida, te pazakonte, por gjithsesi te çmuar pafund, per atë çka na mesoi. Gezuar te gjitheve, ju dua❤️”.