ARKATANA

Arban Abrashi i LDK’së thotë se Vetëvendosje po heziton ta marrë postin e Kryeministrit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë se kjo parti dje ka bërë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të partneritetit me Lëvizjen Vetëvendosje për ta formuar Qeverinë.

“Dhënia e një ministrie është hap përpara, është diçka që Mustafa e ka ofruar në tavolinë”, ka thënë Abrashi.

Në Info Magazine, Abrashi është shprehur se partneri i mundshëm i tyre në Qeveri, LVV është duke hezituar që ta drejtojë këtë institucion.

UBT

“Ka pak hezitim nga Vetëvendosje për ta marrë zyrën e Kryeministrit. Është mendim i imi personal. Dialogu mund të ndodhë se është një frikë. Ka elemente të tjera që ka hezitim”.

“Shpresoj që të kemi lëvizje pozitive sepse qytetari i ka zgjedh këto parti dhe ato duhet ta marrin barrën dhe të ofrojnë zgjidhje për ta – formimin e Qeverisë. LDK në secilin projekt pozitiv që ka ndodhur në Kosovë ka hise, nga qeveria e parë, pavarësia… ka merita. Si LDK kemi treguar se nuk u frikohemi proceseve të mëdha. Nuk frikohemi si LDK në procese të mëdha, si integrimet evropiane, dhe këtë duhet ta dëshmojë secila parti në Kosovë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.