Fundamenti

Arban Abrashi flet për kundërshtimet e Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit për Qeverinë Hoti

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Insfrastrukturës, Arban Abrashi, lavdëroi Kryeministrin e sapozgjedhur të Kosovës, Avdullah Hotin, duke thënë se mes tjerash është edhe njeri i duhur për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

“Synimi i qeverise Hoti ka me qenë trajtimi me më seriozitet i pandemisë dhe i rimëkëmbjes ekonomike”, ka thënë Abrashi në Klan Kosova.

“Hoti s’ka muskuj, por është shumë i vendosur. Është shumë profesionist dhe njeri i duhur për rimëkëmbjen ekonomike”.

Ndërkaq, në lidhje me mospjesëmarrjen e Vjosa Osmanit në vendimet e fundit të partisë së saj, Abrashi tha se me çështjet e tilla do të merren organet e partisë.

“Edhe për neve është e pakuptimtë sepse po flasim për parti politike që garojnë me e qeverisë vendin me programin e tyre dhe secili anëtar duhet të jetë përkrahës”.

“Do të shohim ditëve në vijim në organin tonë. Janë organe të partisë ata që i ngrisin çështjet në mbledhjen tona”.

Mobi Casa

“Po nënkuptohet që Vjosa s’po e do LDK-në se sot është dashur që ta përkrahë Qeverinë Hoti. Mendoj se sot është dashur të përkrahet partia dhe subjekti”.

“Megjithatë LDK jeton në një pluralizëm më te theksuar se subjektet tjera. Edhe Haziri mund të ketë vërejte po ashtu, por kam biseduar dhe jemi plotësisht në rregull”.

Abrashi u shpreh po ashtu se nga ngjarjet e fundit politike duhet të marrin mësim subjektet partiake në vend.

“Një subjekt që ka dalë i pari në zgjedhje me vetëm një votë më shumë nuk duhet të sillet si autoritar karshi subjekteve tjera politike. Duhet të mësojmë të bashkëjetojmë në kuadër të parlamentit dhe të bëjmë kompromise qeveritare”.

“VV thirret në popull, por sot para Kuvendit nuk kishte më shumë se 50 persona”, u shpreh ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.