KKVITI

“AR – KATANA”, shpallet kompania më e mirë e ndërtimit për vitin 2022

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Këshilli i Bizneseve të rajonit të Anamoravës ka shpallur kompaninë më të suksesshme të ndërtimit “AR – KATANA” , e njohur për vlera e cilësi dhe klientelë të respektuar. Muhamet Ajrullahu thotë se ky besim i jep edhe më shumë motiv që të vazhdojnë me ndërtime moderne dhe cilësi evropiane.

GRBC ose Këshilli i Bizneseve të rajonit ta Anamoravës i ka ndarë kompanisë së ndërtimit “AR- KATANA” çmimin si kompania më e suksesshme për vitin 2022 ndërsa që mirënjohjen ia ka ndarë solemnisht, mysafiri i nderit eurodeputeti Lukas Mandle.

Mobi Casa

Muhamet Ajrullahu tha për rajonipress se ky titull atë e bënë edhe më të fuqishëm dhe më motivues për të ecur përpara në fushën e ndërtimit ndërsa u ndjeva i nderuar, që një zë i fuqishëm për Kosovën siç është Lukas Mandle të më ndajë mirënjohje tha Ajrullahu.

Ajrullahu tha se ky besim gjithashtu atë do ta motivojë që të vazhdojë edhe më tutje me ndërtime moderne dhe cilësi evropiane të ndërtimeve.”Kosova dhe shteti i Kosovës duhet ta kuptojnë se pa biznese të fuqishme nuk mund të zhvillohet e as përparojë vendi. Bizneset duhet të shihen si partner kudo që bëhet fjalë për të mirën e Kosovës dhe shtetit të saj” tha Ajrullahu, i cili vazhdon të mbështes në shumë fusha kategoritë e shumta në Anamoravë e Kosovë./rajonipress/