Fundamenti

“AR – KATANA” ofroi mbi 100 mijë euro për projektet qytetare, nderohet nga Këshilli i Zhegrës

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Muhamet Ajrullahu pronar i kompanisë “A.R Katana” ka ndihmuar me rreth 100 mijë euro në projektet e ndryshme në fshatin Zhegër dhe ishte njëri nga donatorët më të mëdhenj në Gala mbrëmjen e komunës. Këshilli i fshatit Zhegër i ka ndarë një mirënjohje për kontributin e dhënë.

Postimi i plotë i Shemsedin Elezit këshilltar komunal

RCCOLA

Në këtë fundvit, në emër të Këshillit dhe qytetarëve të Zhegrës i dhashë MUHAMET AJRULLAHUT Mirënjohje për kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat e sidomos në atë humanitare, si CEO i Kompanisë me renome A.R. KATANA.
Personalisht me Muhametin bashkëpunoj mbi 5 vite dhe vlera e përgjithshme e projektevetë përbashkëta, ku ai ka marrë pjesë është mbi 100.000 euro.
Në Gala mbrëmjet ishte donator numër 1.
E qindra raste tjera që iu ndihmon, përfshi edhe ditën e sotme.
I uroj shëndet të mirë dhe kam shumë besim në vazhdimësinë e veprave të mira të këtij shpirti të pastër.
Shumë urime…ka shkruar Shemsedin Elezi./rajonipress/