Fundamenti

“AR – KATANA” ndihmon edhe familjet e brezit kufitar

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Pronari i kompanisë “AR – KATANA”, Muhamet Ajrullahu tha se ka ndihmuar edhe përkrahur edhe disa familje të brezit kufitar. I kam përkrahur ato familje sepse ata e kanë më të vështirë për të siguruar gjërat ushqimore, tani në këto ditë të rënda e sfiduese tha Ajrullahu.

Hajriz Haliti banor nga Stublina tha se ndihet i lumtur që Muhamet Ajrullahu e ka ndihmuar në këtë situatë të rëndë.”Më erdh mirë kur më thanë se mund të marrësh ndihma tek kompania “AR – KATANA”. Zoti e nderoftë këtë humanist sepse mua as që më ka njohur, por e pash që vërtet kishte ndjenja të mëdha të humanizmit” tha Haliti.

Fidanishtja

Ndërkaq, Muhamet Ajrullahu tha se pothuajse çdo ditë vijnë e marrin ndihma banorë të fshatrave kufitare.”Unë jam krenar që në këto kohë të rënda kam mundësi ta ndihmojë çdo familje që ka halle për të siguruar kafshatën e bukës. Nuk do të ndalem duke ofruar bukë, kripë e zemër deri në momentin e fundit dhe se dyert e kompanisë sime do të jenë të hapura gjithmonë” tha Ajrullahu.

Ndryshe kompania “AR – KATANA” ka tri javë që ka shpërndarë, përkrahur dhe ndihmuar qindra familje nevojtare, ka përkrahur institucionet komunale e qendrore, policinë, zjarrfikësit, spitalin e Gjilanit, veteranët e luftës, raste të rënda, dhe shumë shtresa tjera. Mbi 40 mijë euro është vlera që ka shpërndarë vetëm miell e gjëra ushqimore./rajonipress/