“AR – KATANA” ndihmon 138 familje me pako ushqimore

Gjilan – Në përmbyllje të vitit 2019 kompania “AR – KATANA” ka ndihmuar 138 familje me pako ushqimore. “Çdo familje duhet ta ndiej natën e ndërrimit të motmoteve, edhe kësaj radhe jemi kujdesur që të gëzojmë disa familje me gjendjen e rënduar sociale” tha Muhamet Ajrullahu.
“AR – KATANA” pothuajse në çdo festë kombëtare apo institucionale shpërndanë ndihma për familjet skamnore.
Në prag të fundvitit kjo kompani që tashmë po cilësohet si gjiganti i ndërtimeve cilësore ka shpërndarë 138 pako ushqimore për familjet me gjendjen e rënduar sociale. “Çdo familje duhet ta ndiej natën e ndërrimit të motmoteve, edhe kësaj radhe jemi kujdesur që të gëzojmë disa familje me gjendjen e rënduar sociale” tha Muhamet Ajrullahu.
Ajrullahu tha se kompania që ai drejton është përkujdesur gjatë tërë vitit 2019 dhe ka ndihmuar e përkrahur familje të ndryshme, individ, student të shumtë dhe shoqata të ndryshme, me të vetmin qëllim që të zbutet gjendja e rënduar sociale.”Kemi obligim që këto kategori t`i mbajmë afër dhe të solidarizohemi me të gjitha mundësit tona” u shpreh Ajrullahu./rajonipress/