“AR KATANA” merr Mirënjohje nga ushtarët e Ukrainës për ndihmën e ofruar në misionet e tyre

Gjilan – Muhamet Ajrullahu pronari i kompanisë “AR KATANA” këtë të enjte është vizituar nga një kontingjent i ushtarëve ukrainase të cilët në shenjë respekti për kontributin që ka dhënë në participimin e një automjeti të Emergjencës i kanë ndarë një Mirënjohje. Ajrullahu tha se dhurata e ushtarëve ishte shumë e veçantë dhe domethënëse.

Një delegacion i ushtarëve ukrainas kanë qëndruar në zyrat e Kompanisë më të madhe në rajon për ndërtim të banesave “AR KATANA”.

Kjo kompani është e njohur për dhënien e ndihmave dhe kontributin e madh kudo në Anamoravë dhe Kosovë, por ndihma që i është dhënë ushtarëve të Ukrainës ishte diçka e veçantë.

Muhamet Ajrullahu kishte ndihmuar në blerjen e një automjeti të Emergjencës duke ndihmuar pastaj edhe në barna të ndryshme dhe ky kontribut i tij ishte parë me një dashamirësi nga Ushtria e Ukrainës të cilët i kishin sjellur një Mirënjohje në shenjë respekti e kontributi.

“U ndjeva mirë sepse ata erdhën me mirënjohje për djalin Raphaelin dhe dhuratë një bluzë me simbolin shumë domethënës të Tyre, e një shishe raki të cilën me miq mbetëm me e hap në Kosovë pas fitores tyre” tha Ajrullahu për rajonipress.

Ajrullahu tha se solidarizimi me luftën që po bënë Ukraina, përballë Rusisë e ka një peshë të madhe edhe për kosovarët të cilët e dinë më së miri dhe e kuptojnë çmimin e Lirisë./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS