UBT

“AR – KATANA”, lidere në rajon, mërgimtarët të kënaqur me shërbimin dhe cilësinë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dy vite të pandemisë ishin shumë të rënda, pastaj lufta në Ukrainë po e bënë të vetën sepse çmimet kanë shkuar në qiell. Megjithatë ne nuk po dorëzohemi sepse Kosovën e duam edhe kur ajo është në situata krize e pasigurie. Jam i lumtur që së bashku me stafin tim kemi arritur të jemi në trend me kohën, po arrijmë ta mbajmë cilësinë dhe shërbimet tona të jenë të kualitetit të lartë shprehet Muhamet Ajrullahu pronar i kompanisë më të madhe në vend “AR – KATANA”. Mërgimtarët flasin në superlativ për banesat që ofron ky gjigant.

Komplekset banesore të “AR – KATANA” janë të veçanta edhe në dukje, edhe në cilësi edhe në pamje nga jashtë edhe në ndërtimin e saj tejet preciz e me përpikëri. Janë këto kualitete të mbara që këtë gjigant të ndërtimit e bënë të afërt dhe të dashur në tregun kombëtar e ndërkombëtar.

Normalisht që dy vite të pandemisë e kanë goditure edhe këtë kompani, por vet pronari i saj dhe stafi i tij i përbërë nga arkitekt, ndërtimtar, inxhinier e ekspert të fushave tjera e kanë bërë të pamundurën që kompania të mbetet stabile.

“Dy vite të pande,misë ishin shumë të rënda, pastaj lufta në Ukrainë po e bënë të vetën sepse çmimet kanë shkuar në qiell. Megjithatë ne nuk po dorëzohemi sepse Kosovën e duam edhe kur ajo është në situata krize e pasigurie. Jam i lumtur që së bashku me stafin tim kemi arritur të jemi në trend me kohën, po arrijmë ta mbajmë cilësinë dhe shërbimet tona të jenë të kualitetit të lartë” shprehet Muhamet Ajrullahu, pronar i kompanisë më të madhe në vend “AR – KATANA”.

Ajrullahu thotë se ngritja e çmimeve për ndërtim dhe furnizime tjera të domosdoshme e ka ngritur edhe koston e banesave. “Jam i kënaqur me diasporën e cila sivjet ka pasur mundësi të përzgjedhë modele e banesa cilësore të kualitetit evropian. Unë ndihem i lumtur kur diaspora e pranojnë se edhe këtu ndërtimet janë të realizuara mirë dhe me kualitet modern. Ne kemi shumë shpenzime sepse jemi kompani shumë humanitare dhe ndihmojmë edhe të tjerët, por ne nuk po dorëzohemi” shprehet Ajrullahu.

Pronari i kompleksit më të madh në vend thotë se Kosova duhet të përkrahet edhe në situata krize. “Unë kam investuar me dëshirë dhe vullnet dhe me fanatizëm e mbrojë çdo cent që e jap këtu. E dua vendin tim dhe i dua njerëzit këtu që më japin vullnet e kurajo për të ecur përpara. Nuk është e drejtë që të përfitojnë vetëm pronarët ose kompanitë e mëdha, ne jemi edhe një lloj fabrike e punësimit sepse mbajmë edhe shumë familje nevojtare” shprehet Ajrullahu.

Uji Dea

Muhamet Ajrullahu thotë se Qeveria dhe institucionet komunale duhet të jenë më aktive në teren, të takojnë bizneset dhe të jenë pranë tyre, jo vetëm me ndihma e përkrahje financiare, por në asistentë e logjistikë.

Tutje, Ajrullahu tha se mbetet i vëmendshëm dhe i përkushtuar për të punuar natë e ditë që vendi ynë të mbetet stabil. “Daja Agim Ramadani e ka pasur një veti të fortë që kurrë s’është dorëzuar sepse ka punuar për të sotshmen dhe të ardhmen tonë. Edhe unë po mundohem që thëniet e dajës Agim ti lartësojë dhe ti respektojë sepse pa punë, pa përkushtim dhe pa ndërgjegje profesionale e kombëtare nuk mund ta zhvillojmë Kosovën” shprehet Ajrullahu.

Ndërkohë mërgimtarët që kanë blerë banesa në këtë kompleks flasin në superlativ për banesat që ofron ky gjigant.

Ata shprehen se ndërtimet dhe banesat që ofron “AR – KATANA” nuk mund ti shohësh e as ti përjetosh as në Zvicër, e as në Gjermani./rajonipress/