“AR KATANA” kompleksi që po e bënë diferencën e madhe në Gjilan, me hapësirë të kompletuar dhe moderne
Gjilan – Ndërmarrja jonë në vitin 2022 do të jetësojë konceptin që ka startuar tek Kompleksi “Arkatana”. Ky Kompleks ka bërë diferencë të madhe në qytetin tonë duke plotësuar kushte me hapësirat me të kompletuara në qytetin e Gjilanit shprehet Muhamet Ajrullahu.
Nuk ka asnjë dilemë se “AR – KATANA” do të jetë kompania më afirmative dhe më e kërkuar edhe përgjatë vitit 2022. Janë punimet e kryera dhe cilësia e ndërtimit ato që e bëjnë këtë kompani lidere në rajon.
“AR – KATANA vazhdon gjithashtu të mbetet në top listën e banesave më të kërkuara familjare pikërisht për shkak të korrektësisë që ka ndaj klientëve të saj të rregullt. Ne do të jemi në shërbim të klientëve tanë të cilët po ndahen të kënaqur me punën, me ambientin që po e kërkojnë dhe mbi të gjitha me sigurinë e ofruar për kualitet dhe cilësi” shprehet Muhamet Ajrullahu pronar.
Sipas Ajrullahut hapësirat gjelbëruese, këndi i lojërave për fëmijë, hapësirat rekreative, parkingje të mjaftueshme të gjitha këto në total prej 1 (ha) hektarë tokë, të gjitha këto të përcjellura me ndërtim cilësor dhe me standardet më të larta të banimit kolektiv e bëjnë vet diferencën e këtij kompleksi.
“Natyrisht që nuk janë të vetmet këto që Ndërmarrja “AR – KATANA”, ka menduar për banorët e saj, pasi që deri në përfundimin e punëve i presin edhe shumë befasi të tjera! Projekti dhe dizajni unik i Kompleksit përcillet nga ekzekutimi i punëve me standardet më të larta ndërtimore. Të gjitha materialet që janë aplikuar në ndërtimin e kompleksit janë të zgjedhura me kujdes të veçantë, të cilat materiale janë ekologjike me ateste dhe garancione të prodhuesve më të mire vendor, europianë dhe botërorë” shton Ajrullahu.
“Klientët tanë e kanë në shfrytëzim të përhershëm lokalin e përbashkët për ahengje familjare, ceremoni mortore etj. Gjatë fazës së ndërtimit, klientët tanë e kanë të drejtën e përzgjedhjes së mureve të brendshme, ndërprerësve, prizave, suvatimit, pllakave të keramikës, laminatit, dyerve të brendshme, sanitarisë në banjo etj. Banesat tona janë të veçanta si nga pamja ashtu edhe nga ndërtimi” shprehet pronari Muhamet Ajrullahu i cili ka bërë revolucion në ndërtimin e banesave me kualitet të fuqishëm në Gjilan./rajonipress/









