Fundamenti

“AR KATANA” kompleksi që ka emër, vlera dhe kompetencë në fushën e ndërtimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pamjet që po kryhen në kompleksin “AR KATANA”, dëshmojnë më së miri për seriozitetin dhe angazhimin profesional që po bënë kjo kompani për t`i sjellur qytetit të Gjilanit arkitekturë e dizajn modern të banesave familjare. “Do të isha shumë krenar nëse e realizojë synimin tim për ta bërë Gjilanin madhështor dhe me ndërtesa kualitative të stilit evropian” thotë pronari Muhamet Ajrullahu.

Muhamet Ajrullahu është pronari i rrallë në Kosovë që çdo sekondë pothuajse është aktiv dhe nuk rrinë shumicën e herëve ulur në zyrën e tij. Ka një kulturë pritjeje të veçantë dhe çdo klient e pret me dashamirësi, duke mos munguar asnjëherë komunikimi i tij i sinqertë dhe sqarimet që kërkojnë palët.

“Unë jam mësuar me këtë zeje dhe e di si merr frymë fusha e ndërtimit dhe kjo është arsyeja që çdo vit sjellim risi në dizajne dhe në infrastrukturë përcjellëse. I kuptojë kërkesat dhe nevojat e klientëve, di si mund ti kuptojë ata dhe jam xhentëlmen përherë duke mos e lodhur klientin” shprehet Ajrullahu për rajonipress.

Pronari i “AR KATANA”, Muhamet Ajrullahu thotë se ende ka hapësirë që bizneset në fushën e ndërtimit të kuptojnë kërkesat dhe natyrën e përzgjedhjes nga klientët.

Hidromorava

Së fundit ky gjigant i ndërtimit është duke punuar intensivisht në objektet e saja përcjellëse dhe vetëm nga pamja e jashtme mjafton të shohësh punën e pastër e me saktësi që e bëjnë.

“Do të isha shumë krenar nëse e realizojë synimin tim për ta bërë Gjilanin madhështor dhe me ndërtesa kualitative të stilit evropian” thotë pronari Muhamet Ajrullahu.

Sipas tij në kompleksin “AR KATANA” , mund të gjeni gjithçka që ju keni ëndërruar ndonjëherë.”Për ne flet vet puna, flasin objektet e ndërtuara dhe të promovuara në mbarë trojet shqiptare. Kemi blerës nga të gjitha anët dhe kjo na motivon edhe më shumë që të sjellim kulturën e ndërtimit dhe modernizimin evropian të banesave kualitative” shprehet Ajrullahu./rajonipress/