Mobi Casa

“AR – KATANA” i dërgon në shtëpi pako ushqimore familjes së Sami Xhelilit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kompania “AR – KATANA” ka nisur të shpërndaj pakot ushqimore për qindra familje në prag të Festës së Bajramit. Kësaj radhe pronari Muhamet Ajrullahu ka përzgjedhur për ta ndihmuar familjen e Sami Xhelilit i vrarë nga forcat serbe në luftën e fundit. Ne kemi obligim t`i ndihmojmë këto familje sepse fal gjakut të dëshmorëve jemi këtu ku jemi shprehet Ajrullahu.

Kompania “AR KATANA” edhe kësaj radhe në prag të festës së Bajramit ka nisur të shpërndajë pako ushqimore për 138 familje duke përfshirë këtu edhe disa familje në brezin kufitar.

Kësaj radhe pronari i kësaj kompanie “Muhamet Ajrullahu” ka vendosur ta ndihmojë edhe familjen e Sami Xhelilit i vrarë nga forcat serbe.

“Për mua është shumë nder dhe privilegj kur mundem të ndihmoj dhe përkrah familjet e dëshmorëve e në veçanti familjet që rrisin jetimë. Kam dëgjuar se tek kjo familje në Llovcë është gjyshja ajo që është përkujdesur për dy djemtë e djalit të saj. Ata nuk ka asnjë arsye të ndihen të vetmuar apo të anashkaluar” shprehet Ajrullahu.

Nëna e Sami Xhelilit, Mirishahe Xhelili e cila ka 76 vite thotë se me shumë vështirësi ia del ta mirëmbajë shtëpinë e cila nuk ka të punësuar.”I kam rritur dy jetima që mi la djali Samia, veç shpirti im e din se me çfarë vuajtjesh e peripecish i kam rritur. Kam pasur momente kur as bukë skam pasur me ngrënë në sofër. Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që në këto netë të mëdhaja të Ramazanit nuk po na harrojnë” shprehet nënë Mirishahja.

Por, nëna Mirishahe e ka një lutje dhe një kërkesë për institucionet e Komunës.”Dëshira ime e vetme e fundit para se të vdes është që dy jetimave tua bëjë një shtëpi apo banesë në Gjilan. Zoti ishalla nuk ma merr shpirtin pa i rehatuar jetimat. Luta na ka premtuar se do të angazhohet, por u bënë dy vite dhe asgjë nuk është ndërmarrë. Ata po mendojnë se e kemi një shtëpi të vogël të cilën pas luftës e ka ndërtuar një shoqatë arabe, po ajo e ka veç një dhomë ku flen çika e djalit, e ne të tjerët flemë në shtëpinë e vjetër” shprehet ajo.

Fundamenti

I kontaktuar nga rajonipress, Lutfi Haziri tha se kësaj familje ia kemi ndërtuar një shtëpi në fshat, kurse për qytet duhet ta ketë truallin e mandej ne ia gjejmë donatorin tha Haziri.

Kurse Muhamet Ajrullahu ka konfirmuar për rajonipress se ai është në gjendje t`ia sigurojë trollin kësaj familje, kurse Komuna ta marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë, ose e kundërta komuna ta siguron trollin e unë e ndërtojë shtëpinë u shpreh Ajrullahu./rajonipress/

Në linkun poshtë e keni një rrëfim të Sami Xhelilit i riu i cili nuk e njohu kurrë prindin e tij

E dhimbshme dhe emocionuese, e kujton prindin që nuk e njohu kurrë