RCCOLA

“AR KATANA” edhe më shumë e ngritë nivelin dhe cilësinë e ndërtimeve, vazhdon të mbetet kampion në rajon

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kompania e ndërtimeve “AR KATANA” e njohur edhe si gjiganti i ndërtimeve cilësore ka shumë veçori pozitive që shumë ndërtesa banimi nuk i kanë fare. Ajo çka është e rëndësishme kjo kompani që tashmë ka emër edhe në nivele kombëtare për çdo vit e ngritë cilësinë dhe nivelin e ndërtimeve. Muhamet Ajrullahu pronar i këtij gjiganti thotë se janë të kënaqur me klientët e shumtë anembanë Kosovë dhe se ata po vrapojnë pas kualitetit të mirë dhe ndërtimit modern, që kjo kompani posedon tash e sa vite.

Të gjitha shigjetat e ndërtimit dhe blerjes së banesave individuale e kolektive shkojnë kah “AR KATANA” , kompani kjo që po tregohet serioze, korrekte dhe e përgjegjshme me klientët.

E veçanta e këtij gjiganti bazohet tek kualiteti, cilësia dhe niveli profesional që po tregohet në fazat e ndryshme të ndërtimit. Klientë të shumtë anembanë Kosovës dhe diaspora e kanë vetëm një adresë të blerjes, e kjo fillon me “AR KATANA”.

Pronari i këtij gjiganti Muhamet Ajrullahu tregon për rajonipress se krejt puna dhe mundi që po bëhet arrihet fal seriozitetit dhe përkushtimit. “Ne jemi të përgjegjshëm me çdo klientë dhe i kushtojmë rëndësi të gjitha finesave, që bartë në vete kontrata dhe punët cilësore që i kryejmë. Ne jemi garantues për çdo detaj dhe nuk i ikim asnjë përgjegjësie, thjeshtë garantojmë dhe qëndrojmë mbrapa për çdo lëshim eventual” shprehet Ajrullahu.

Ajrullahu thotë se edhe pse në kohë pandemie, interesimi i klientëve për të pasur një banesë komode apo lokal modern është në nivelin e kënaqshëm. “Ata po vrapojnë pas kualitetit të mirë dhe ndërtimit modern që kjo kompani posedon tash e sa vite. Jam i lumtur që kompania ime ka arritur që në Gjilan dhe Kosovë të sjell standarde dhe kualitet në sferën e ndërtimit. Jemi përpjekur gjatë gjithë kohës që t`i përmbahemi të gjitha kritereve dhe normave që parashihen me urbanizëm e kadastër” shton Ajrullahu.

Pronari i këtij kompleksi të shumtë ndërtimesh mendon se cilësia dhe korrektësia me palët janë dy veçorit kryesore dhe përparësitë e shumta që zgjedhin blerësit. “Kur i kemi blerësit korrekt dhe të ndershëm, ne mundohemi që me çdo kusht ta përballojmë fluksin e klientëve” shton Ajrullahu.

Ndryshe kompania “AR KATANA” është treguar shumë solidare me familjet skamnore dhe merr një numër të madh të punëtorëve në kohën e verës.

Gjithashtu ndër veçorit që e dallon nga të tjerët ndërtimin modern dhe tejet cilësor të këtij gjiganti nga të tjerët që vazhdojnë të punojnë shkel e shko janë edhe këto finesa:

Kompania ARKATANA SH.P.K., posedon lejen e plotë ndërtimore, dhe atë mjedisore për ndërtimin e KOMPLEKSIT ARKATANA dhe përmban të gjitha atestes dhe garancionet për secilën fazë te punimeve ARKATANA është e vetmja Kompani e licensuar nga ISO standardet Evropiane.

•Pronësia e tokës si dhe investitorë është vetë ARKATANA SH.P.K.

•Materiali ndërtimorë i shfrytëzuar në objekte është i kualitetit të lartë dhe me standarde evropiane.

•Kompleksi është i projektuar në atë mënyrë që të jetë rezistent mjaftueshëm ndaj fenomeneve seizmike; •Çdo banesë ka muret mbrojtëse të cilat reduktojnë zhurmën, shërbejnë për ruajtjen e privatësisë.

Uji Dea

•Ashensorët posedojnë gjeneratorët e tyre të veçantë të cilët aktivizohen automatikisht në rast të ndaljes së energjisë elektrike.

•Sistemi SHUNT I ventillimit në secilën njësi Banesore në kthinat e nevojshme.

•Parahyrje e gjerë dhe luksoze me ndriçim natyral, pritore për mysafirët e Kompleksit dhe kutiat postare për Njësit Banesore.

•Izolimi i jashtëm me stiropor N4, me 12 cm trashësi dhe me fasadë kualitative, të sigurtë dhe të qëndrueshme.

•Dritaret gjermane te mbushura me argon, tre guma, tre xhama, ekologjike, katërstinore, katërdhëmbëzore, me rolete, profil 9cm dhe izolim SIGA I importuar nga Europa për parandalimin e urave termike dhe shmangien e kondensimit të ajrit duke mundësuar që klienti të ketë kurime ne ngrohje dhe ftohje , me dimension të gjatë e të gjerë që mundësojnë ndriçim të mjaftueshëm për secilën kthinë.

•Sistem gjerman i instalimeve elektrike, ujësjellësi – kyçja më e mire e mundshme, ngrohja qëndrore me radiator ose dysheme, mundësia e ngrohjes me rrymë si dhe me pelet, të gjitha me garancion.

•Çdo banesë posedon oxhakun për kyçje të kaminit, ballkon të gjerë dhe të shfrytëzueshëm.

•Gjatë fazës së ndërtimit në bazë të planit dinamik klientët tanë mund të bëjnë përzgjedhjen e mureve të brendshme, ndërprerësit, prizat, suvatimit (glled apo abrib), pllakave të keramikes, laminatit, dyerve të brendshme, sanitarisë në banjo, etj. Arkatana ju mundëson Klientëve të realizojnë enterier modernë me detaje të trendeve të fundit me një kosto relevante.

•Klientët tanë e kanë në shfrytëzim të përhershëm lokalin e përbashkët për ahengje familjare, ceremoni mortore etj.

•Mbi një (1) hektarë hapësirë e gjelbërt e shfrytëzueshme për banorët,park, shëtitore, Fontana si dhe kënde lojërash për fëmijë.

• Vendparkime të mjaftueshme për të gjithë banorët e këtij Kompleksi si dhe vendparkime të mjaftueshme për afarizëm, kabllovik, internet, interfon etj./rajonipress/