UBT

“AR – KATANA” drejt finalizimit të kompleksit më modern dhe më atraktiv

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kompania “AR – KATANA”, me punën e saj profesionale është në përfundim të finalizimit të punimeve në këtë kompleks si dhuratë për festat e fundvitit. “AR – KATANA”, nuk ndalet edhe atëherë kur Kosova ballafaqohet me mungesë ekstreme të energjisë, ne punojmë dhe vrapojmë pas kualitetit dhe cilësisë si kritere dhe standarde evropiane thotë Muhamet Ajrullahu pronar.

“AR – KATANA”, ndryshe kompania më e kompletuar dhe më e profesionalizuar në rajon për ndërtimin e banesave luksoze është në përfundim të punimeve në kompleksin e saj të fundit i cili është ndërtuar me një koncept të ri duke i dhënë qytetit të Gjilanit tri bukuroshe moderne, në një hapësirë të vetme, që shoqërohet me të gjitha hapësirat e nevojshme për argëtim e qetësi shpirtërore.

Derisa këto ndërtesa marrin formën përfundimtare, pronari i saj Muhamet Ajrullahu ndihet shumë krenar që në kushte ekstreme të bërit biznes ka arritur ta kryej këtë mision, sa të vështirë, aq edhe delikat dhe me përgjegjësi.

“Ne kemi punuar dhe po punojmë ende në kushte ekstreme për ta zhvilluar dhe afirmuar biznesin e ndërtimit. Fatmirësisht jemi përgjegjës, shumë korrekt me klientët, dy elemente shumë të rëndësishme në këtë fushë dhe ia kemi dalë me sukses, pa i llogaritur këtu problemet që na paraqiten me KEDS, me Hidromoravwn dhe shërbimet komunale të cilat fare pak na përkrahin, për të mos thënë na pengojnë në punën tonë” shprehet Ajrullahu.

Eco Higjiena

Megjithatë ajo që i ka dhënë kuptim pozitiv jo vetëm Gjilanit, por edhe në përgjithësi rajonit janë ndërtimet shumë precize dhe të bukura që janë kryer nga “AR – KATANA”.

“Ne kemi klient nga të gjitha shtetet e Evropës dhe kur vizitojnë komplekset tona mbeten me gojë të hapur, si është e mundur ky kualitet dhe ky ndërtim aq cilësor e me shije. Dhe kjo për ne flet shumë dhe na motivon edhe më tepër që të arrijmë tu përgjigjemi pozitivisht të gjitha shijeve të klientelës sonë” tha Ajrullahu.

Ajrullahu mendon se ardhja e diasporës i jep kuptim festave të fundvitit dhe ata e kanë mundësinë me përzgjedhë ofertën më të mirë të mundshme për banim dhe rekreacion familjar./rajonipress/