ARKATANA

Aprovohet Raporti i Komisionit Komunal për emërtimin e rrugëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Kamenicës ishte organizuar për aprovimin e Raportit të komisionit për emërtimin e rrugëve dhe zonave të qarkullimit publik në komunën e Kamenicës.

Seancën e hapi kryesuesi i Kuvendit, Bajram Dërmaku i cili foli për rendësin e realizimit të këtij projekti edhe për punën e madhe që e ka bërë komisioni në krye me Ilir Kastratin.

Gjatë debatimit, këshilltarët komunal kishin vërejtje për mos bashkëpunimin e mirë mes komisionit dhe këshillave lokale.

Disa kryetarë të këshillave lokale, nuk ishin treguar të përgjegjshëm sa duhej ndaj këtij procesi të rëndësishëm shoqëror. Kjo shihej edhe nga propozimet për emërtime shpesh jo meritore.

Mobi Casa

Të pa kënaqura me këto propozime ishin edhe këshilltaret femra nga të gjitha partitë. Ato reaguan se në komision nuk ishte asnjë femër të angazhuar, se nga qindra emërtime nga këshillat lokale, asnjë emër femre nuk figuron, me përjashtim që në fshatin Berivojcë një rrugë e emërtuar me emrin e shkrimtares Desanka Maksimoviq.

Pas këtyre vërejtjeve për të ndihmuar procesin u angazhua edhe kryetari i komunës Begzad Sinani, i cili propozoi që edhe njëherë listat të korrigjohen e plotësohen me vërejtjet e dhëna të këshilltarëve, të ndihmohet komisioni duke e rritur numrin edhe me anëtarë tjerë, si dhe ai vet do të kujdeset për së afërmi për t’a shty procesin.

Çështja se a do të paguhet puna e komisionit, mendimet ishin të ndryshme, derisa kryetari i komunës tha se do të respektohet ligji nëse e parasheh ligji atëherë do të kompensohen anëtarët e komisionit.

Pas vënies në propozim të raportit për aprovim në parim, pro ishin deklaruar 10 këshilltarë ndërsa kundër kishin qenë nëntë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.