ARKATANA

Aprovohen dy vendime për këmbim pronash në Gjilan

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në seancën e jashtëzakonshme të Komunës së Gjilanit, seancë kjo e fundit para pushimeve verore, janë miratuar dy vendime, për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme komunale me pronë të paluajtshme private për ndërtimin e objektit të shkollës fillore në fshatin Shurdhan dhe vendimin për ndërrimin e destinimit të dy ngastrave kadastrale, njërën në lagjen “Avdullah Presheva” dhe tjetra në “Porodin”.

Kryesuesi i Kuvendit, Izmi Zeka, ka thënë se janë dy pika të diskutimit për interesin publik të cilat duhet të marrin miratimin e Kuvendit për të filluar punën në teren sepse është në pyetje ndërtimi i një shkolle në brezin kufitar dhe pika tjetër që ka të bëjë me hapjen e rrugës për zbatimin e planit urbanistik.

Ndërsa kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa ka thënë se edhe pse janë dy vendime për këmbim dhe ndërrim të destinimit, natyra dhe qëllimi i këtyre vendimeve është emergjent, sepse në rastin e parë kemi konfirmim të një investimi të jashtëm për ndërtim të shkollës dhe duhet që kuvendi të jap lejen për ndërrim të pronës me komunën.

Rasti i dytë ka të bëjë përsëri me një interes publik, pra hapjen e mundësisë së zbatimit të planit urbanistik në qytet më konkretisht prapa xhamisë së Medresesë dhe tek “DON BOSKO”.

Mustafa tha se për rastin e parë për ndërtim të shkollës në Shurdhan, Kuvendi i Komunës ka marrë vendim për shpronësim të tokës dhe kompensim me mjete financiare, mirëpo pasi këto mundësi të Komunës nuk janë të mjaftueshme në këtë moment, është parë e arsyeshme që të nisim procedurën e këmbimit të pronave me pronarin e ngastrës kadastrale në fshatin Shurdhan. “Pra japim tokë – marrim tokë, për interesin e qytetarëve të Gjilanit. Vlerësimin e saj e bënë komisioni adekuat për vlerësim të pronave në Ministrinë e Financave i cili ka rekomanduar që të merret një pëlqim për këmbim të pronave prej Kuvendit të Komunës” ka shtuar Mustafa.

Ndërsa në sqarimin e juristit, Sali Fazliu, nga Drejtoria e Kadastrës, i cili e ka njoftuar Kuvendin se për rastin e parë të këmbimit të pronave, që është fjala për mbi 69 ari tokë, që do të merren në fshatin Shurdhan ka qenë rekomandim i Komisionit Evropian që të gjitha proceduarat e këmbimit të pronave të kryhen deri më 10 Gusht 2013.

ARKATANA

Përderisa mbështetje këtyre dy pikave u kanë dhënë shefi i Grupit të Këshilltarëve Komunalë nga radhët e PDK-së Ejup Haziri, AAK-së Sokol Haziri dhe AKR-së Arben Maliqi, në anën tjetër Arben Mehmeti nga LDK-ja ka thënë se veprimi i parë nuk ka bazë ligjore dhe se forma e këmbimit po shkel procedurën ligjore.

Ai poashtu ka thënë se nuk kanë material të bollshëm e të detajuar si këshilltarë komunal për të marr vendime të lehta dhe të drejta.

Shefi i këshilltarëve të PDK-së Ejup Haziri, i ka dhënë mbështetje votimit për t`i hap rrugë ndërtimit të shkollës nga një investim i jashtëm, ndërsa për rastin e dytë ka kërkuar disa plotësime teknike, duke kërkuar nga të gjithë kolegët e tij këshilltarë, që t’i votojnë këto dy pika me interes publik.

Kurse nga radhët e AAK-së Sokol Haziri, ka thënë se kur është fjala për investime nga jashtë dhe kur investimet janë në interes të publikut, nuk duhet që të hezitojmë, sepse ky është interes i qytetarëve të komunës sonë, ndërsa sa i përket proceduarave përgjegjësia bie mbi iniciuesin dhe sponsorizuesin e vendimit.

Edhe Arben Maliqi nga AKR i ka dhënë mbështetje dhe e ka përshëndetur këtë investim të duhur e të domosdoshëm për një fshat nga brezi kufitarë.

Për vendimin e parë kanë votuar pro edhe LDK, ndërsa për të dytin ishin kundër, por me shumicë votash kanë kaluar që të dy propozim-vendimet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.