ARKATANA

“Apropos Kosovo”, 12 rrëfime gjermane për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

12 studentë të gazetarisë, 12 tregimet që i kanë gjetur në Kosovë i kanë përmbledhur dhe botuar në revistën online “Apropos Kosovo”.

Të gjenden rrëfime interesante në një vend për të cilin shumica në Gjermani nuk dinë asgjë më shumë se fjalët: Ish Jugosllavi dhe Luftë. Kjo detyrë u është dhënë 12 gazetarëve të shkollës së reportazheve të Zeitenspiegel, Günter Dahl.

Ata, në kuadrin e trajnimit të tyre njëvjeçar kishin marrë në prill të këtij viti me tre automobila rrugën për në Kosovë. Tregimet që i kanë gjetur atje, 12 sosh, i kanë përmbledhur dhe botuar në revistën online “Apropos Kosovo”.

Në faqen “reportreisen.com” gjenden 12 reportazhet, të cilat bëjnë fjalë, veç tjerash për një moderatore të guximshme televizive, për skandalet nga politika dhe ekonomia si dhe për dasmën e një çifti të ri që flet për qasjen e tyre ndaj modernes dhe traditës.

Fundamenti

Kryeredaktorë të projektit janë Christina Schmidt dhe Andres Ebergard, të dy studentë të gjeneratës aktuale të shkollës së përmendur.

“Kosova për ne sot është mikpritësja e madhe e cila na u gjet gjatë kërkimit për një shtrat”. Kështu i rrumbullakojnë përshtypjet e tyre Schmidt dhe Eberhard dhe vazhdojnë: “Kosova është kafeja e cila edhe në kafenenë më të keqe të shijon si të ishte përgatitur nga baristi italian. Kosova është pyetja “A je nga Gjermania?” – shumë veta këtu kanë një lidhje me këtë vend, ku kanë jetuar vetë ose u jetojnë akoma familjarë”./albinfo/

http://www.reporterreisen.com/apropos-kosovo/index.html

http://www.reporterreisen.com/apropos-kosovo/editorial.html

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.